PSG gati të hapë thesin për të, Milani gati të “blindojë” yllin e skuadrës

schedule20:44 - 24 Shtator, 2021

schedule 20:44 - 24 Shtator, 2021

Milan është gati të shpërblejë Theo Hernandez për paraqitjet e tij pozitive me klubin kuqezi, raporton gazeta prestigjioze “Corriero dello Sport”.

Rritja e konfirmuar e mbrojtësit francez, ka bindur Maldinin, Massarën dhe Gazidis për t’i ofruar një kontratë të re me pagë më të përmirësuar.

Kontrata e lojtarit përfundon në qershor të 2024 dhe “Djalli” po konsideron ta mbajë atë përtej skandencës së kontratës.

Maldini ka konkurrencë të fortë për të bindur francezin të qëndrojë. PSG është shfaqur së fundmi si klubi i mundshëm për të transferuar 23-vjeçarin në “Parc de Princes”.

Më herët, PSG i ka rrëmbyer Milanit portierin italian Gigio Donnarumma me parametra zero, pasi ky i fundit vendosi të mos rinovojë me klubin ku u rrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!