Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PSG fiton duelin e kampionëve/ Champions, Liverpool krejt inferior ndaj francezëve në Paris

schedule10:58 - 9 Prill, 2026

schedule 10:58 - 9 Prill, 2026

Kur një skuadër e tillë luan me pesë në mbrojtje, diçka nuk shkon mirë.

Imagjinoni që ky ekip quhet Liverpul, rekordmen titujsh në Angli dhe ndër më të suksesshmit në Europë.

Disfata me shifrat 2-0 ndaj Paris SG në “Parkun e Princave”, në çerekfinalen e Championsit ishte një tjetër dëshmi sesa poshtë ka rënë vetëbesimi tek të kuqtë.



Kampionët e Europës dhe të Francës patën një paraqitje perfekte, kurorëzuar me golat e shënuar nga sulmuesi I ri Due dhe ylli I konfirmuar, Kviça Kvarackelia.

E vetmja gjë për t’u kritikuar ishte që shënuan kaq pak!

PSG pati 17 gjuajtje gjithsej dhe 7 në kuadrat.

Liverpuli në të kundërt nuk e gjeti kurrë portën me vetëm 3 goditje në 90 minuta.

Zotërimi I topit ishte 74 për qind për francezët, e tillë ishte diferenca, a thua se kampionët po luanin me një rival nga provinca.

E tillë loja e krijuar sipas filozofisë së një trajneri spektakolar si Luis Enrike, e duket se parizienët e tij janë favoritë për të mbrojtur titullin e fituar vjet, nëse nuk do të goditen nga fati I keq.

Për teknikun asturian do të ishte Championsi I tretë në karrierë në stol.

“PSG është kandidati kryesor, – titullon “L’Ekip”, – kampionët e Europës deklasuan të kuqtë dhe mund të kishin arritur fitore më të thellë!”

Po Liverpuli a ka ndonjë shpresë?

Trajneri Arne Slot duket se e ka humbur ekipin, dhe qindra milionë paundë stërlina investime verën e kaluar, vetëm prishën punë.

Siç komenton BBC, e vetmja shpresë për të kuqtë është që krejt papritur në 14 prill të kenë një tjetër natë magjike në “Anfild” për të arritur mrekullinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!