Pse zyrtarët e lartë të Kinës po “zhduken”

schedule10:11 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 10:11 - 6 Dhjetor, 2023

“Ka diçka të çuditshme në oborrin perandorak të Presidentit Xi Jinping”, shkruan Politico, duke parë se çfarë ka ndodhur në Kinë së fundmi me zhdukjet e papritura, misterioze dhe në dukje të pashpjegueshme të zyrtarëve.

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, tashmë edhe dy nga zyrtarët kinezë janë “zhdukur” papritur kohët e fundit. Gjithashtu janë zhdukur oficerët ushtarakë të ngarkuar me programin e armëve bërthamore të Kinës dhe disa nga zyrtarët më të lartë në sektorin financiar kinez.

Siç raporton Politico, disa nga të zhdukurit thuhet se nuk jetojnë më ndërkohë që po ngrihen pikëpyetje edhe për vdekjen e ish-kryeministrit Li Keqiang, i cili vdiq tetorin e kaluar në moshën 68-vjeçare pas një goditjeje në tru që pësoi teksa ishte duke notuar në një pishinë në Shangai, raporton abcnews.al.

Që nga fillimi i sundimit të tij në vitin 2012, spastrimet e pafundme të Xi Jinping kanë eleminuar miliona zyrtarë radhët e Partisë Komuniste.

Ajo që është ndryshe sot është se zyrtarët që po zhduken nuk janë anëtarë të fraksioneve politike armiqësore, por besnikë nga rrethi i brendshëm i Xi, duke rritur dyshimet mbi stabilitetin e regjimit.

Në total prej miliona zyrtarësh janë shkarkuar nga postet e tyre në Kinë që kur Xi erdhi në pushtet në 2012. Qindra oficerë të lartë ushtarakë kinezë, si dhe mijëra zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste Kineze janë arrestuar, zhdukur ose “kanë kryer vetëvrasje”.

“Ne po shohim një Kinë që përballet me sfida në shtëpi: një shoqëri në plakje, një krizë serioze strehimi, ngadalësim i rritjes ekonomike, rritje të papunësisë sepse brezi i ri nuk mund të gjejë më punë në sektorin privat,” tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, e cila këtë javë vizitoi Pekinin së bashku me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Tërmetet politike që datojnë që nga udhëheqja e vjetër perandorake e Zhongnanhai po përkeqësojnë gjendjen tashmë të tmerrshme të ekonomisë kineze, raporton abcnews.al.

Financierët dhe biznesmenët kinezë (në heshtje) janë ankuar se u është kërkuar të shpenzojnë orë të panumërta duke studiuar “Mendimin e Xi Jinping mbi socializmin për një epokë të re”,një mantra qeverisëse pa ideologji dhe kthimin e një kulti të personalitetit në Kinë.

Jo shumë kohë pasi ai mori kryesimin  e Partisë Komuniste në vitin 2012, Xi filloi të spastronte armiqtë e tij të vërtetë në një fushatë “anti-korrupsion” që nuk mbaroi kurrë.

Përfituesit e këtij spastrimi të përhershëm kanë qenë burokratë provincialë që kanë punuar me Xi më herët në karrierën e tij dhe kualifikimi kryesor i të cilëve është besnikëria e padiskutueshme ndaj “udhëheqësit të popullit”.

/abcnews.al