Pse Zaporizhzhia është tani fokusi i forcave ruse?

schedule15:00 - 25 Maj, 2022

schedule 15:00 - 25 Maj, 2022

Gjatë ditës së sotme janë raportuar sulme me raketa  në qytetin jugor të Zaporizhzhia në atë që shihet si sulmi më i madh në qytet deri më tani. Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka pocizionuar tre nga grupet e saj taktike të batalionit në Vasylivka rreth 50 km në jug të qytetit, por nuk është ende e qartë nëse ata planifikojnë të nisin një ofensivë në Zaporizhzhia.

Zona është e rëndësishme sepse është një qendër kryesore transporti, veçanërisht për hekurudhat. Ajo është shtëpia e  industrisë së rëndë duke përfshirë një fabrikë çeliku dhe disa kompani, duke përfshirë fabrikën Motor Sich e cila prodhon motorë për avionë dhe helikopterë që rusët pretendojnë se i kanë goditur dhe për prodhimin e radarëve.

Më herët gjatë konfliktit, shumë njerëz nga Mariupol u nisën për në qytet, i cili deri më tani mendohej se kishte qenë relativisht i sigurt. Zaporizhzhia është gjithashtu afër një centrali bërthamor, i cili është më i madhi në Europë, në bregun jugor të lumit Dnieper.

Normalisht, termocentrali gjeneron më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20% të furnizimit total me energji elektrike të vendit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!