Pse veshët dhe hunda rriten gjatë gjithë kohës?

schedule17:56 - 13 Shkurt, 2021

schedule 17:56 - 13 Shkurt, 2021

Nëse nuk e dini, hunda dhe veshët tuaj rriten gjatë gjithë kohës. Nëse jeni kurreshtarë ta dini pse, më poshtë ne do jua tregojmë arsyet. Nëse jeni burra, kemi dhe një lajm të keq për ju.

Të dëgjojmë më mirë

Sipas një studimi të bërë në Mbetërinë e Bashkuar, tregon sesa më shumë një njeri të rritet, rriten edhe veshët. Te fëmijët, veshët rriten në mënyrë përgjithsisht lineare gjatë gjithë jetës. Sidoqoftë, kjo rritje fillon të ngadalësohet në kohën kur fëmija mbush 8 deri në 10 vjeç. Sapo njerëzit të bëhen 85 vjeç, veshët e arrijnë madhësinë mesatare më të madhe që do të kenë.

Ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme

Rritja e veshëve për shumicën e njerëzve është shumë minimale, kështu që është e vështirë të vërehet. Sidoqoftë, është dhe e qëndrueshme. Kjo është ajo që studiuesit zbuluan pasi matën veshët e një grupi të zgjedhur rastësisht prej 206 pacientëve mbi moshën 30 vjeçare. Ata pastaj llogaritën se veshët u rritën me një mesatare prej 0.22 mm në vit për rreth 50 vjet. Me fjalë të tjera, një 30-vjeçar mund të presë që kur të arrijë 80 që veshët e tij të jenë rritur pak më shumë se një centimetër në gjatësi.

Ndodh edhe me hundën

Jo vetëm veshët, por edhe hunda rritet gjatë gjithë kohës. Sipas një studimi tjetër, hunda e njeriut rritet me kalimin e moshës, por jo te të gjithë.  Autorët e studimit arritën në përfundimin se vëllimi i hundës, zona dhe distancat lineare u rritën nga fëmijëria në pleqëri. Por, këndi i majës së hundës u ul si funksion i moshës. Por ajo që duhet të dini është se rritja e hundës ndodh më shumë te burrat, sesa te gratë.

Studiuesit besojnë se ndryshimi në madhësi është për shkak të kushtetutave të ndryshme dhe kërkesave për energji të trupave sipas gjinive të tyre. Në përgjithësi, burrat kanë më shumë masë muskulore, e cila kërkon më shumë oksigjen për t’u rritur./e.b-abcnews.al