Pse u spostua Olta Xhaçka nga Dibra në Korçë? Gazetarja zbulon “prapaskenat” në PS

schedule19:40 - 9 Mars, 2021

schedule 19:40 - 9 Mars, 2021

Partitë politike zyrtarizuan dje listat e kandidatëve për deputetë pasi i depozituan në Komisonin QEndror të Zgjedhjeve.

Gazetarja Esiona Konomi në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun dha më shumë detaje rreth listës së PS, e cila në këto zgjedhje vjen me risi dhe figura të reja.

Sipas gazetares një nga surprizat ishte zhvendosja e Olta Xhaçkës nga Dibra në Korçë. Ky vendim ka qenë i orëve të fundit.

Lexo edhe: U tërhoq nga gara për deputet, gazetarja: Alket Hyseni nuk i rezultoi produktiv Gjiknurit

Konomi thekson se arsyeja pse Xhaçka u spostua nga Dibra është Aurora Mara, deputetja e opozitës e dalë nga listat e LSI që ka marrë në PS vendin e sigurt.

“Në Dibër ambicia më e madhe është që PS të marrë tre mandate.  Olta Xhaçka u largua dhe ishte lëvizje e orëve të fundit. Lëvizje e imponuar i duhet të shkojë në një qark që nuk ka punuar së fundmi.

Lavrdrim Krashi është prurje eksperimentale e PS. Arsyeja pse Olta Xhaçka u spostua në Korçë është Aurora Mara. Ajo erdhi nga listat e LSI dhe ka qenë njësim total me PS. Me siguri ka ndonjë territor të caktuar.

Më e rëndësishme ishte dorëheqja e Dionis Imerajt. Ishte një mbushje hapësire kur Xhaçka nuk pranoi të ishte në vend të dytë.

Nga analiza elektorale, në Korçë as Niko Peleshi dhe as Olta Xhaçka nuk janë të rrezikuar. Ka favor në Kolonjë sepse lidhet me origjinën e saj, mund ta ndihmojë për të marrë ritmin. Disfavori i saj është se ka qenë në një tjetër qark dhe mund ta pengojë për të rimarrë ritmin”, theksoi gazetarja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!