Pse u quajt i rregullt goli i fitores së Francës ndaj Spanjës edhe pse Mbappe ishte “offside”

schedule14:59 - 11 Tetor, 2021

schedule 14:59 - 11 Tetor, 2021

Franca u bë kombëtarja e parë që fiton Kupës e Botës, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, pasi mposhti me përmbysje Spanjën me golat e Benzema dhe Mbappe.

Spanjollët zhbllokuan rezultatin me Oyarzabal, avantazh që zgjati vetëm dy minuta pasi Karim Benzema do të barazonte me një super gol. Në minutën e 80 Mbappe doli pas mbrotjes për të mposhtur më pas Unai Simon për golin e fitores.

Goli ishte i diskutueshëm pasi Mbappe dukej se ishte pozicion jashtë loje në momentin kur Theo Hernandez i pason topin . Sidoqoftë pas rishikimit me VAR, gjyqtari Anthony Taylor vendosi ta caktonte si të rregullt duke ndezur mjaft protesta.

Taylor konsideroi se mbrojtësi i Spanjës, Eric Garcia kishte zgjatur një këmbë për të prekur fillimisht topin i cili po shkonte drej Mbappe, duke bërë kështu që gjithçka pas atij momenti të ishte një fazë e re e lojës. Me pak fjalë Mbappe ishte jashtë loje, por goli ishte legjitim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!