Pse u përzgjodh Gërdeci si vend i demontimit të armëve? Ja si përgjigjet Mediu

schedule16:42 - 30 Nëntor, 2023

schedule 16:42 - 30 Nëntor, 2023

Njëri nga dëshmitarët deklaroi sot në gjyqin për Gërdecin se Shtabi i Përgjithshëm përmes një memoje ishte shprehur kundër përcaktimit të Bërzhitës si vend demontimi duke deklaruar se ishte e pasigurt për shkak të banesave afër.

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet se pse u vendos Gërdeci si vend demontimi duke qenë se edhe në këtë fshat kishte banesa afër.

“Në momentin që i kemi çuar Shtabit të Përgjithshëm vlerësimin për të Bërzhitën, shtabi është përgjigjur se Berzhita nuk është vendi i sigurt për shkak se nuk është vend demontimi dhe distanca e sigurisë nuk janë ato që duhet të jenë. Ministri nuk e ka kundërshtuar këtë vendim për ka thënë se duhet të procedohet sipas propozimit të shtabit të përgjithshëm dhe të trajtohen edhe çështjet e ngritura në memon e shtabit. Mendoj se kjo është ajo që ka bërë në mënyrë të përgjegjshme ministri. sa i përket urdhrit 550, dua të bëj me dije se ministri as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec, as s’e ka ditur se ku është Gërdeci por sot u provua se ishte një propozim i ardhur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes të shoqëruar me memon e sekretarit të përgjithshëm që ishte pjesë e procesit të demontimit. Ashtu siç ka, po e vë në dijeni, se në datën 18 Prill, përfaqësuesi i kompanisë ‘Sac’ i ka dërguar Mejkos dhe i thotë që vendi i demontimit do të jetë Gërdeci dhe Mejko i ka kthyer përgjigje të nesërmen duke përcaktuar po ashtu vendimin e demontimit Gërdeci. Ministri ka vendosur për t’i kthyer se zbatimi i urdhrit do të bëhet nga shtabi i përgjithshëm, drejtoria logjistike, komanda e forcës së bashkuar dhe komanda logjistike. Në momentin që merret një urdhër ministri, shtabi reagoi duke thënë se është apo jo i përshtatshëm. Nga momenti që e ka nënshkruar urdhrin dhe ka filluar demontimi në Gërdec, kanë kaluar afërsisht dy muaj dhe në këto dy muaj, shtabi kishte mundësi të shkonte në Gërdec, të vlerësonte vendin, sipërfaqen dhe t’i përgjigjej edhe shqetësimit të komandës të bashkuar, e cila në muaj, është adresuar se vendi nuk është kaq i sigurt dhe duhen bërë 200 metra më tepër, i është adresuar pikërisht shtabit dhe nuk ka përgjigje. Për të parë sa municion duhej depozituar, si mund të licensoheshin sipas urdhrit të ministrit. Në ministrinë e mbrojtjes dhe në forcat e aksioneve, kush merret me sigurinë e procesit për nën produkte të tjera edhe me radhë.”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!