Pse u afrua data e zgjedhjeve? Gjana: Isha dakord, pati kërkesë të papritur pas humbjes

schedule19:55 - 31 Maj, 2021

schedule 19:55 - 31 Maj, 2021

Kryetari i komisionit për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka deklaruar se ishte dakord për afrimin e datës së zgjedhjeve.

Teksa kritikët dhe rivalët e Lulzim Bashës në këtë garë e kanë kritikuar këtë vendim të Këshillit Kombëtar, Gjana shpjegoi në Rdara Informativ me Jonida Shehun arsyet pers e ishte pro.

Ai tha se pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit pati një kërkesë të papritur për dorëheqjen e Bashës dhe organizimin e zgjedhjeve në PD. Për këtë arsye thotë ai, ai dhe shumë të tjerë në Këshillin Kombëtar ranë dakord që data e zgjedhjeve të ishte 13 qershori.

“Lidhur me datën mund të jap opinion. E kam thënë në PD qëndrimin tim dhe po e them edhe këtu; ka patur në kryesi pikëpamje të disa kolegëve se është pak shpejt. Unë personalisht po pastaj edhe kryesia unanimisht kanë mbajtur qëndrimin dhe besoj se ka arsye dhe logjikë vendimi që është marrë sepse dy ditë pasi përfunduan zgjedhjet e përgjithshme ku PD ishte e traumatizuar mendoj nëse janë mirë dhe si do ti zgjidhin gjërat.

Shpërtheu menjëherë një kërkesë e papritur që Basha duhet të dorëhiqet dhe PD duhet të shkojë në zgjedhje. Data është kompetecë e Këshillit Kombëtar. Para se ta marrin vendimin e kanë arsyetuar. PD është organizatë politike dhe si e tillë nuk mund ta linte veten në tregun e përplasjes së përgjithshme pa i dhënë një përgjigje kërkesës. PD që na datën 27 prill u ndodh para një kushtëzimi të tillë për zgjedhje.

Ju po më bëni të flas për kandidatët. Unë e thashë qëndrimin tim. Këtë e kam thënë edhe në Kryesi dhe Këshill. Unë dhe shumë kolegë të tjerë kemi mbajtur këtë qëndrim. Është bërë kërkesë dhe ta zgjidhim,” theksoi ai.

Më tej Gjana tha se pret që të ketë një pjesëmarrje masive në zgjedhje, por megjithatë thekson se janë shumë qytetarë të larguar dhe mes tyre ka edhe demokratë.

“Nuk besoj se është e mundur që anëtarët të dalin të gjithë për të votuar. Unë pres një pjesëmarrje të lartë. Në 2013 dhe 2015 kanë marrë pjesë diku te 40 mijë anëtarë në votime. Nga votimet e fundit të anëtarësisë siç kanë deklaruar të gjithë burimet nga Shqipëria janë larguar qindra shqiptarë mes tyre janë edhe demokratët që humbën punën. Unë shpresoj pjesëmarrje të lartë. Nuk ka asnjë kushtëzim statusor sesa duhet të jetë pjesëmarrja e anëtarëve në votime. Do të shpallet fitues kandidati që merr me shumë se 50% të votave,” u shpreh Gjana. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!