Pse Trump mund të përballet me të njëjtin fat të Jimmy Carter

schedule14:20 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:20 - 27 Tetor, 2020

Nga John Harwood, CNN

Presidenti i fundit që u përball me probleme të rizgjedhjes, si në rastin e Donald Trump ishte Jimmy Carter në vitin 1980. I dëmtuar nga recesioni dhe i pafuqishëm kundër një krize kombëtare, Carter humbi shumë.

Për të përshkruar gjendjen e tanishme aktuale, zëvendësoni përgjigjen e Trump rreth koronavirusit dhe pamundësisë së Carterit për të liruar pengjet amerikane të kapura nga Irani. Pastaj vlerësoni faktet.

Sot, deficiti kombëtar i sondazheve të Trump me rreth 10 për qind përputhet me deficitin e votave të Carterit kundër Ronald Reagan – i cili fitoi në 44 shtete ndërsa republikanët morën kontrollin e Senatit.

Megjithatë, pak më shumë se një javë nga Dita e Zgjedhjeve, disa analistë politikë kanë deklaruar  se humbja dërrmuese e Trump do të ndodhë për tri arsye të ndryshme.

Qëndrueshmëria e Trump

E para është qëndrueshmëria e bazës së ngushtë politike të Trump, e përqendruar tek të  bardhët më pak të arsimuar, qytetarëve të zonave rurale, ungjillorët dhe xhaketat blu.

I zgjedhur në vitin 2016 me vetëm 46.1 për qind të votave, presidenti nuk ka qenë  shumë i preferuar gjatë mandatit të tij. Por përkundër pandemisë, problemeve ekonomike, trazirave racore dhe sjelljes së çrregullt dhe provokuese të Trump, mbështetësit besnikë e kanë përkrahur , duke i dhënë atij 42.5 për qind të votave.

“Trump është presidenti më i keq që ka qeverisur ndonjëherë”, ka deklaruar Larry Sabato, i cili drejton Qendrën Politike të Universitetit të Virxhinias. Por “ai me të vërtetë ka zhvilluar një bazë të fortë të qëndrueshme”.

Kjo kryesisht sepse polarizimi i sotëm e ka lënë GOP shumë më homogjen ideologjikisht se sa demokratët e epokës së Carterit, transmeton abcnews.al

Lidhjet demokratike në rajonin më konservator të vendit ndihmuan ish-guvernatorin e Georgias të fitonte në vitin 1976. Mandati i tij i trazuar hodhi poshtë mbështetjen e konservatorve, duke ulur me 75 për qind mbështetjen e tyre deri në vjeshtën e vitit 1980.

Carter fitoi 41 për qind të votave të popullit.

Polarizimi dhe demografia

Arsyeja e dytë është kombinimi i polarizimit dhe ndryshimit demografik, i cili i ka bërë më të dallueshme politikisht shtetet individuale nga njëra-tjetra.

Në vitin 2000, George W. Bush fitoi zgjedhjet kolegjiale elektorale ndërsa humbi votën e popullit ndaj Al Gore me 0.5 për qind.  Në vitin 2016, Trump fitoi një pjesë më të madhe të votave elektorale ndërsa pësoi  humbjen më të madhe në votimin e popullit ndaj Hillary Clintonit.

Këtë vit, fushat e  betejës individuale po na tregojnë se Trump, ka mundësi për t’u rizgjedhur edhe nëse humbet votën e popullit. Zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, kur antipatia ndaj Trump dhe politikave të tij u dhanë demokratëve një avantazh të qartë të përgjithshëm, e vërtetuan këtë fakt.

Demokratët u rritën në shkallë vendi  duke rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Por ata humbën  në disa gara kritike të fushës së betejës për zgjedhjen e guvernatorëve dhe Senatit, transmeton abcnews.al

“Edhe një epërsi kombëtare me 8% nuk ishte e mjaftueshme që demokratët të fitonin Ohion ose Iowan”, theksoi Amy Walter, redaktore kombëtare e Raportit Politik të Cook. “Nuk ishte e mjaftueshme për të fituar në Florida”.

Sot Trump  kryeson bindshëm  në shtetet vendimtare elektorale sesa në shkallë vendi.

Për më tepër, fitoret e ngushta të Trump në fushat e betejës me prirje më konservatore si Georgia, Iowa dhe Carolina e Veriut mund të kufizojnë humbjet e partisë në garat e Senatit.

Në çdo rast, askush nuk beson se demokratët mund të përputhen me fitoren e Senatit me 12 vende që Reagan nxiti për republikanët në vitin 1980.

Efekti i vitit 2016

Arsyeja e tretë që analistët stepen nga parashikimet e sondazheve për një fitore për kandidatin demokrat, Joe Biden është jashtëzakonisht e thjeshtë.

Dështimi i tyre për të parashikuar fitoren e Trump në vitin 2016 i bën ata të hezitojnë të besojnë në instinktet e tyre dhe provat e sondazheve tani. Sondazhet kombëtare 2016 qëlluan afër shenjës. Por disa sondazhe në fushat kryesore të betejës nënvlerësuan madhësinë e elektoratit të klasës punëtore. Këto gabime, të kombinuara me rezultatin e Trump midis votuesve, prodhuan tronditje në Ditën e Zgjedhjeve.

Sondazhet mund të rezultojnë të njëjta këtë herë. Sigurisht, nuk ka asnjë garanci se gabimet do të nënvlerësojnë mbështetjen e Trump tani; në fushatën e rizgjedhjes së presidentit, Barack Obama në vitin 2012, sondazhet nënvlerësuan kufirin e fitores në shtetet kryesore, transmeton abcnews.al

Pandemia është faktori më i madh i këtij viti

Një ndryshim që është i vështirë për tu kuptuar është  se çfarë efekti ka pandemia në modelet e votimit.  Numri i madh i votave me postë dhe personalisht është drejt arritjes së një numri rekord.

Në vitin 2018, modeli i rritjes së pjesëmarrjes favorizoi demokratët. Askush nuk mund të jetë i sigurt se çfarë ndikimi mund të ketë frika  infektimit tek amerikanët, për shkak të vendeve të mbingarkuara  në Ditën e Zgjedhjeve, në krahasim me entuziazmin disproporcional për secilën palë.

Megjithatë, ka pasur sugjerime se Trump mund të përballet me një humbje të ngjashme si Carter.

Dave Wasserman, një ekspert kryesor në garat për Shtëpinë e Bardhë, thotë se sondazhet në shtetet konkurruese tregojnë një lëvizje të qëndrueshme prej tetë deri në 10 për qind në disavantazh për Trumpin.

Sipas një llogaritje të Wasserman, Biden, si Reagan 40 vite më parë, do të fitojë më shumë se 400 vota elektorale. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!