Pse thonjtë bëhen të verdhë? Çfarë tregon për shëndetin tuaj

schedule12:11 - 4 Mars, 2022

schedule 12:11 - 4 Mars, 2022

Kur thonjtë marrin ngjyrë të verdhë mund t’ju duket alarmuese por nuk duhet të shqetësoheni. Kjo ndodh për arsye të ndryshme dhe në shumicën e rasteve zgjidhet lehtësisht. Shkaqet mund të variojnë nga problemet kozmetike ( përdorimi i një manikyri me ngjyrë të errët0 deri te problemet themelore të shëndetit të thonjve (të tilla si infeksionet mykotike).

Përdorimi i një manikyri me ngjyrë të errët

Dermatologët theksojnë se ngjyra mund të shkaktojë një ndryshim të ngjyrës së thonjve. “Ngjyra ndërvepron me keratinën e thoit dhe e bën atë të zverdhet”, tha dermatologia Rachel Maiman për Mind Body Green.

Cigaret

Sipas dermatologëve, ekspozimi i shpeshtë i gishtave ndaj katranit të duhanit mund të shkaktojë njollë.

Karotenemia

“Kjo gjendje, e cila është një tepricë e beta-karotenit, vërehet më shpesh tek fëmijët. Përveç zverdhjes së thonjve, mund të shkaktojë edhe zverdhje të lëkurës”, thekson Maiman.

Infeksionet mykotike

Kur një infeksion mykotik shfaqet në thua bën që të krijohet një nuancë e verdhë. Ndodh më shpesh në thonjtë e këmbëve sesa në gishta.

Mungesa e vitaminave

Kjo mund të ndodhë kur kemi pak proteina, kalcium ose vitamina të tjera. Kjo është arsyeja pse antioksidantët që forcojnë thonjtë, si vitamina E, janë të rëndësishëm në kujdesin e thonjve. Hulumtimet madje tregojnë se vitamina E mund të ndihmojë në ruajtjen e ngjyrës së shëndetshme së thonjve. /abcnews.al