Pse të intubuarit nga Covid-19 janë më të rrezikuar, mjeku i Spitalit Amerikan tregon komplikacionet

schedule12:48 - 25 Nëntor, 2020

schedule 12:48 - 25 Nëntor, 2020

Rudin Domi, mjek anestezist-reanimator në Spitalin Amerikan ka zbardhur detaje në lidhje me procesin e intubimit që ndodh tek pacientët me Covid.

Domi është shprehur se për profesionin e mjekut intubimi është një procedurë normale dhe pse për qytetarët është një proces jo shumë i dëgjuar.

Gjithashtu ai është shprehur se intubimi te pacientët me Covid shpesh nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, pasi siç dihet që koronavirusi ka vetinë e dëmtimit të enëve të gjakut kjo ndikon që dhe procesi i intubimit të mos japë rezultate të kënaqshme.

Oksigjeno-terapia është një informacion jo shumë i populluar pasi jo shumë shpesh e ka lidhur pacientin me situatën, ishte kjo periudhë që e shfaqi atë. Intubimi është procedura jonë e përditshme, është një procedurë që përdoret në një situatë operacioni, në terapi intensive. Mjekët reanimator dhe anestezist janë dhe personat më përgjegjës në lidhje me trajtimin e pacientëve me Covid.

LEXO EDHE: Trajtimi i pacientëve me Covid, mjeku: Oksigjeni në banesë jo pa rekomandim, rrezik përdorimi i tepërt

Në Shqipëri renditen mbi 200 anestezistë reanimatore që mund të bëjmë intubimin e pacientëve të sëmurë me Covid. Procedura e intubimit është një procedurë e zakonshme, fataliteti nuk ka të bëjë me intubimin, por me sëmundjet që ai ka në organizëm.

Pjesa e intubimit dhe ventilimit mekanik ka një procedurë e panjohur shumë, për mjekët është një procedurë e zakonshme dhe së treti kemi të bëjmë me një sëmundje të vështirë dhe nuk ka të bëjë fare fakti me intubimin por me mënyrën dhe kohën. Intubimi ofron oksigjen për mushkërinë dhe largon dioksidin e karbonit. Në rastin e Covid qëllimi është ndryshe, pasi ka të bëjë me faktin që të krijojmë sa më shumë rezerva oksigjeni në organizëm është një ndër situatat më të vështira që unë kam ndeshur në 22 vite punë. Pasi pas intubimit pacientët përmirësohen shumë pak, pasi nuk ka të bëjë me indin pulmonar, pasi nuk e shkëmben oksigjenin kot por ka një lidhje të ngushtë me enët e gjakut. Në momentin që enet e gjakur janë të trumbozuara siç është në rastin e Covid është e pamundur që sado oksigjen të japësh ai të përkthehet në përmirësim”, ka thënë mjeku.

Ndër të tjera mjeku Domi ka kërkuar nga të gjithë pacientët që të bëjnë kujdes pasi pasojat që lë sëmundja janë më të dukshme pas javës së katërt.

Momentin  e parë që negativizohet pacienti fillon entuziazmi por në vazhdimësi kemi parë që ky është i përkohshëm pasi kemi parë që është e rëndësishme që pacienti duhet të jetë i kujdesshëm. Në javën e katër të sëmundjes fillon periudha e rehabilitimin. Reabilizimi tregon se pacienti me ose pa oksigjen duhet që të aktivizohet dhe të shkojë se sa shkojnë rezervat e tyre të oksigjenit. Pacienti duhet të ndiqet në vazhdimësi dhe është e rëndësishme që të bëhet kontrolli i organeve kyçe të pacientit. Si pasojë e rritjes së kortizonit nxit rritjen e glicemisë dhe rëndon diabetin, por ato që nuk e dinë se vuajnë nga diabeti është e rëndësishme kontrolli dhe komunikimi me mjekun pas periudhës së Covid.  Pacientët duhet të jenë të kujdesshëm, besoj që personat që vuajnë nga sëmundje klinike janë më të ndërgjegjshëm dhe kontrollohen te mjeku, ndërsa personat që nuk kanë shkuar asnjëherë të mjeku mund të jenë ndoshta më të rrezikuar”, ka thënë për ABC mjeku Domi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!