Pse s’ka shifra për përmbytjet? Prençi: Nuk është informuar as presidenti

schedule22:26 - 11 Janar, 2021

schedule 22:26 - 11 Janar, 2021

Edvin Kulluri, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes ka kritikuar qeverinë, që sipas tij nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa disa zona të vendit u përmbytën.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon në ABC, Kulluri tha se fakti që qeveria nuk e bën një verim të tillë çon në kryerjen e veprimeve të papërgjegjshme.

“Qeveria punon në mënyrë narciziste në funksion të kryeministrit. Kjo ndodhi edhe me tërmetin. Rama tha se dita më e vështirë e jetës së tij ishte kur ra tërmeti. Ministrja sot flet me celular. Kryeministri në 7 vite nuk ka shpallur emergjencën. Shqiptarëve nuk ju intereson sa ditë ka ministrja në detyrë. Pas 7 vitesh në 5 raste përveç tërmetit, pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Nëse ti nuk vë në funksion mekanizmin e emergjencës institucionet punojnë në mënyrë spontane dhe të papërgjegjshme”, tha ai.

Më tej, gazetari Xhafo i pyeti të ftuarit për faktin që nuk ka shifra dhe komunikatë zyrtare lidhur me situatën e përmbytjeve. Për këtë, Shemsi Prençi, këshilltar i Presidentit për emergjencat tha se edhe kreut të shtetit nuk i janë vënë në dispozicion të dhënat.

Pjesë nga biseda:

Endri Xhafo: Nuk ka shifra, nuk ka komunikatë zyrtare…

Edvin Kulluri: Këtu drejton individi dhe jo shteti. Kjo është çështja. Këtu është një njeri që bën show.

Shemsi Prençi: E ka detyrim ligjor agjencia kombëtare e Mbrojtjes Civile, dje Drejtoria e Emegjencave Civile të informojë media përfshirë edhe Presidentin e Republikës…

Endri Xhafo: Ju si presidencë nuk e keni marrë?

Shemsi Prençi: Jo. Nuk funksionon. Aq më keq nuk funksionon edhe ligji i ri i mbrojtjes civile. Kryeministri u kthye dhe tha jemi në komitetin ndërministror, që është term i ligjit të vjetër. Duhet të mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile nga ministri i Mbrojtjes, mos priste kryeministrin. Mund ta mbledhë edhe kryeministri, por në një rast fatkeqësie shumë të madhe. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!