Më 2 janar, kryeministri i Sudanit dha dorëheqjen pas një dite tjetër protestash kundër qeverisë. Abdalla Hamdok kishte vetëm 6 javë në detyrë. Ai e pranoi postin pa dëshirë, pasi u lirua nga paraburgimi dhe u rivendos në pushtet nga e njëjta ushtri që e kishte rrëzuar fillimisht pas një grushti shteti më 25 tetor.
Ish-ekonomisti kishte shpresuar se marrja e pushtetit do të parandalonte konfrontimin e dhunshëm midis aktivistëve të tij, që bëjnë fushatë për demokracinë dhe gjeneralin e pashpirt Abdel Fattah al-Burhan. Në vend të kësaj, situata për Hamdok ishte më e vështirë se sa pritej. Mbështetësit e tij të dikurshëm, të cilët e akuzuan se u ka dhënë legjitimitet puçistëve, protestuan kundër tij, raporton abcnews.al
Më shumë se 50 protestues janë vrarë që nga tetori.
Kështu Sudani ndodhet në një ngërç të njohur, subjekt i tekave të një regjimi brutal ushtarak pas një grushti shteti. Në një kontinent me një histori të dhunshme në këtë aspekt, Sudani është një klasë më vete, me gjashtë grushte shteti dhe 10 përpjekje të dështuara që nga pavarësia në 1956.
Për më tepër, çdo gjë është përshpejtuar që kur gjenerali Omar al-Bashir, i akuzuar për gjenocid, u rrëzua nga një revolucion popullor në prill 2019. Ushtria ndërhyri menjëherë, duke shkaktuar edhe më shumë viktima. E ashtuquajtur qeveri kalimtare duhej të hapte rrugën drejt zgjedhjeve, por arritja e qëllimit është shumë larg.
Që nga marrja e pavarësisë, Sudani është qeverisur, nga një elitë arabe në Khartoum, e vendosur për të vjedhur pasurinë e konsiderueshme të vendit në kurriz të popullit të tij. Sundimi i tyre, i ushtruar përmes ushtrisë, ka qenë i veshur me petkun e gjuhës islame, që në fakt është cilësuar si një kleptokraci.
Pasojat janë një vend i rrethuar nga luftërat dhe konfliktet midis qendrës dhe periferive të varfra. Ushtria dhe milicitë e saj aleate, veçanërisht Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, kanë përdorur fuqinë e tyre për të marrë një pjesë të financave, shumë përtej industrive të mbrojtjes. Sundimi civil, duke sjellë transparencë, si dhe demokraci, do të kërcënonte këto interesa financiare. Hamdok, i cili ka mbështetjen e Perëndimit, fillimisht u rrëzua nga pushteti pasi u përpoq të nënshtronte një lloji auditimi ushtarak-industrial, raporton abcnews.al
Kleptokracia u kundërpërgjigj. Një tjetër problem është mbështetja e Rusisë për gjeneralët. Wagner, një grup mercenar që vepron në interes të Kremlinit, ka ofruar trajnime për milicitë ; Rusia gjithashtu ka mbrojtur Sudanin në OKB.
Investimet e gjera të Kinës në Sudan i kanë ofruar gjithashtu mbrojtje ushtrisë; Kina favorizon stabilitetin mbi qeverisjen e mirë. Viktimat e dekadave të keqqeverisjes janë njerëzit e zakonshëm. Përballë normave të inflacionit mbi 100%, pothuajse një e katërta e popullsisë vuan nga kequshqyerja dhe miliona jetojnë në kampe refugjatësh.
E kundërta, është për elitat. Rikujtojmë se Al-Bashir, iu sekuestruan para me vlerë prej 130 milion dollarësh, pas rrëzimit nga pushteti.
Nuk është çudi që ata do të luftojnë për të ruajtur status quo-në.
/abcnews.al