Pse, sipas shkencës, të gjithë e duam kaq shumë detin?

schedule11:43 - 25 Maj, 2022

schedule 11:43 - 25 Maj, 2022

Jeni nga ata njerëz që mendoni vetëm për ditët e ngrohta, plazhet me rërë dhe detin? Magjia e notit dhe zhytjes nuk është e vetmja gjë që na tërheq kur bëhet fjalë për detin. Shkenca ka përcaktuar se të qenit në det ul jashtëzakonisht nivelin e stresit në trup.

Ecja buzë detit ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në mendjen e njeriut, e rrjedhimisht edhe në trupin. Gjatë ecjes në plazh, trupi ynë thith më shumë oksigjen dhe rrit nivelin e hormonit të lumturisë, serotoninës , në trup, gjë që krijon ndjenja lumturie, relaksi dhe humor të mirë.

Disa ekspertë mendojnë se njeriu në mënyrë të pandërgjegjshme e lidh zhurmën e valëve me tingullin e rrahjeve të zemrës së nënës që fëmija dëgjon ndërsa është në bark. Sigurisht, ju nuk e mbani mend atë tingull me vetëdije, por në moshën madhore, tinguj të ngjashëm krijojnë ndjenja sigurie.

Efekti i tingujve dhe aromave të detit në trupin e njeriut, shkencëtarët e quajnë “hapësirë ​​blu”. Neurokirurgu Michael Merzenich i Universitetit të Kalifornisë në San Francisko thotë se deti në fakt krijon ndjenjën se jemi në një mjedis të bukur dhe të këndshëm.

“Ndihemi të sigurt dhe larg vendit ku jemi nën një lloj kërcënimi. Sipërfaqja e detit që lidhet me qiellin në horizont zgjon tek ne një ndjenjë stabiliteti dhe sigurie”, shpjegoi ai. Një studim i quajtur “BlueHealth”, trajtonte ndikimin e natyrës dhe mjedisit në trupin e njeriut.

Sipas studimit, qëndrimi pranë detit zgjeron vetëdijen dhe normalizon emocionet. Qëndrimi në “hapësirën blu”, që përfshin të gjitha sipërfaqet ujore, jo vetëm detin, i ndihmon njerëzit të përballojnë problemet apo projektet në mënyrë krijuese, me një qasje të re. /abcnews.al