Pse sinqeriteti është gjithmonë politika më e mirë

schedule20:08 - 29 Janar, 2021

schedule 20:08 - 29 Janar, 2021

Shumica prej nesh përdorin gënjeshtra herë pas here për të shmangur situata të vështira dhe për të fshehur ndjenjat ose synimet tona. Megjithatë gënjeshtra gjithmonë vjen me një çmim ndërsa e vërteta është e paçmueshme.

Këtu janë disa arsye pse duhet të jeni gjithmonë të sinqertë:

  • E vërteta gjithmonë do të dalë në shesh, kështu që duke gënjyer ju vetëm po ‘blini kohë’ por ndoshta do të jetë më keq kur të zbulohet se keni gënjyer.
  • Do të ndiheni më mirë me veten nëse jeni të sinqertë dhe të hapur.
  • Të tjerët do të jenë në gjendje t’ju besojnë dhe besimi është baza për të gjitha marrëdhëniet.
  • Të tjerët do të kërkojnë këshillën dhe mendimin tuaj të sinqertë.
  • Ju nuk do të duhet të mbani mend dhe të mbani një rrjet gënjeshtrash. Gënjeshtrat zakonisht çojnë në më shumë gënjeshtra për të mbuluar gënjeshtrat fillestare, duke krijuar një cikël vicioz.
  • Gënjeshtra është një mënyrë e thjeshtë për t’ja hedhur, duke qenë i sinqertë mëson të trajtosh situata të vështira ose të pakëndshme dhe të rritesh si person./e.b-abcnews.al