Shoqëria moderne ka ndryshuar për nga mënyra sesi ne socializohemi me të tjerët dhe sesi i marrim vendimet thelbësore, të cilat përpunohen nga e pavetëdijshmja jonë. Ëndrrat shqetësuese dhe shpesh të paqarta, kanë bërë që shumë njerëz t’i rikthehen kërkimeve për zbulimin e kuptimit të tyre.
Çfarë do të thotë saktësisht të ëndërrosh për një hologram zgjerues të Jimmy Neutron ose sikur të gjithë dhëmbët tuaj po bien. Hulumtimi i ri, i kryer nga agjensia e marketingut dixhital AGY47, krahasoi kërkimet e njerëzve me ato të bëra në të njëjtën kohë vitin e kaluar, me kërkimet për “ëndrrat e çuditshme?” Kërkimet për “Pse po ëndërroj për ish-in tim?” u rritën me një nivel 2450% krahasuar me vitin e kaluar, kryesisht në Britani, ku njerëzit përpiqen të kuptojnë pse rrethanat aktuale po i bëjnë ata të mendojnë për plagët e tyre të vjetra.
Marilyn Devonish ,trajnere e nje organizate stërvitore tha:
Të shohësh në ëndërr ish-in tuaj lidhet me kohët e bukura që keni kaluar bashkë, dhe trishtimin për humbjen e tyre. Nëse ju keni qenë të dominuar në marrëdhënie, mund të jetë një kujtesë për të marrë fuqinë tuaj përsëri dhe të afirmoni ndjenjën tuaj të forces.
Të shohësh në ëndërr sikur bie është ëndrra e dytë më e zakonshme që njerëzit kanë, me një rritje prej 600% të kërkimeve se çfarë do të thotë kur ëndërroni të bini? Marilyn tha se kjo ndodh për shkak se lidhet me pasigurinë, mbingarkesën emocionale, ose sikur kontrolli të jetë hequr nga duart e tua papritur./abcnews.al