Pse rrobat nuk duhen tharë kurrë në shtëpi

schedule22:05 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 22:05 - 12 Dhjetor, 2021

Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumica e njerëzve fillojnë të thajnë rrobat në ambiente të mbyllura. Por duket se kjo nuk është ideja më e mirë dhe se një procedurë e tillë bën më shumë dëm sesa dobi. Ekspertët shpjegojnë se ky zakon nuk është i mirë për hapësirën por edhe për shëndetin.

Nëse i thani rrobat në shtëpi, niveli i lagështisë do të rritet deri në 30 për qind. Thithja e lagështisë si dhe kimikateve nga detergjendët apo zbutësit është e keqe për shëndetin e mushkërive. Përveç kësaj, lagështia që del nga rrobat e lagura kondensohet në sipërfaqe të ftohta si muret dhe krijon një bazë ideale për zhvillimin e mykut.

Ky është veçanërisht i keq për ata që vuajnë nga alergjitë dhe astmatikët. Pra, rrobat duhet të vendosen në një dhomë të veçantë ku nuk qëndroni shpesh dhe nuk flini ose në ballkon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!