Pse prokuroria refuzoi marrëveshjen për të zhdukurit? Manja: Masat që do të merren

schedule20:15 - 27 Nëntor, 2021

schedule 20:15 - 27 Nëntor, 2021

Emisioni VETTING/ Nga Luljeta Progni

Deklarata e prokurorit Sokol Stojani, ku distancon Prokurorinë e Përgjithshme nga procesi i gjetjes së eshtrave të të zhdukurve me forcë në diktaturë, duke i mëshuar “ligjeve të kohës”, rrëzohet nga vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili në një intervistë për “Vetting” vë theksin te fakti se në diktaturë, pati jo pak persona të dënuar pa gjyq.

Lexo edhe: 6 mijë të zhdukur në diktaturë, familjarët pa përgjigje, prokurori: U dënuan me ligjet e kohës

Megjithatë, prokurori Stojani këmbëngul duke përjashtuar rolin e Prokurorisë pasi sipas tij, çështja e të zhdukurve është administrative dhe jo penale.

Lexo edhe: “Kërkohet një varr”, Mesila Doda për të zhdukurit në diktaturë: Koha për t’u shkëputur nga e kaluara

Edhe në rastet kur një çështje e kësaj natyre mund të klasifikohet administrative, ministri i Drejtësisë, sqaron se Prokuroria ka një rol për të luajtur.

Lexo edhe: Pati dhe qindra fëmijë, trupat e të zhdukurve në diktaturë “peng” i institucioneve, Manja: S’e di pse hezitojnë

Shqipëria ka një bazë ligjore për personat e zhdukur, ku ka miratuar disa konventa ndërkombëtare dhe njeh vendimet e gjykatës ndërkombëtare. Por në 30 vite procesi i zhvarrimeve nuk ka nisur për shkak se institucionet kanë refuzuar zbatimin e ligjit.

Lexo edhe: “Ku është trupi i tim eti”, amaneti që shoqëroi Juli Shllakun deri në vdekje për babanë e pushkatuar

Për të shpejtuar këtë proces Autoriteti për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit  ka tentuar që të bëjë një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Përfaqësuesi i Autoritetit  na tregon arsyet Pse Prokuroria refuzon ta nënshkruaj këtë marrëveshje.

Lexo edhe: Të zhdukurit në komunizëm, vetëm Prokuroria e Fierit ka nisur punën, Ministria e Brendshme sqaron pozicionin

Ndërsa ministri i Drejtësisë paralajmëron miratimin e një vendimi të këshillit të ministrave që do të detyrojë të gjitha institucionet që kanë detyrimin të kryejnë rolin e  tyre për të nisur sa më shpejt kërkimin e eshtrave të të zhdukurve gjatë diktaturës./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!