Pse Princesha Diana nuk mbante kurrë kapele në vizitat zyrtare me fëmijë

schedule16:15 - 3 Qershor, 2021

schedule 16:15 - 3 Qershor, 2021

Princesha Diana refuzonte të mbante kapele ndërsa bënte vizita zyrtare për të takuar fëmijë dhe pas kësaj qëndron një arsye domethënëse. Kuratorja Claudia Acott William mbi ikonën e modës, ka zbuluar pse Princesha e Uellsit i shmangej protokollit mbretëror.

Ajo ka zbuluar se Diana urrente të mbante një kapele sepse e pengonte atë të përqafohej me fëmijët. Diana hoqi dorë nga protokolli mbretëror në mënyrë që të kishte një lidhje më të afërt me publikun.

<p> Princesha Diana gjatë një vizite në një qendër komunitare në Brixton, Londër, 1983 </p>

Ajo shpjegon se princesha gjithashtu shpesh mbante stoli të mëdha në mënyrë që fëmijët të luanin me to. “Diana e kuptonte se si ajo që kishte veshur mund të sillte vërtet ngrohtësi, mund të forconte hierarkinë ose të krijonte më shumë afrimitet.”, thotë Acott William. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!