Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse PD nuk do të heqë koalicionet? Gjata: Nuk bëhet me arnime kushtetuese, duhet referendum

schedule18:01 - 13 Korrik, 2020

schedule 18:01 - 13 Korrik, 2020

Sekretari i Partisë Demokratikë për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ishte i ftuar në studion e Abc News, ku mes të tjerash foli për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me Endri Xhafon, Gjata i cilësoi lëvizjet e fundit të kryeministrit si tentativë për të mbuluar atë që po ndodh realisht në vend.

Sipas Gjatës, Rama është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, prandaj kërkon të bëjë ndryshimet kushtetuese.

“Shkaku kryesor është që Edi Rama po mundohet me të gjitha mënyrat të mbulojë çfarë po ndodh ne Shqipëri. Ju lajme të parë nuk kishit ndryshime kushtetuese, por Covid. Sot kishim 117 raste, dje kishim edhe katër të vdekur. Ky njeri nuk është në gjendje të menaxhoje asgjë. Çdo gjë e hap vetëm për të mbuluar paaftësitë e tij. Çon ndryshime kushtetuese, hap projekte 3D, sajon turli lloj ngjarjesh.

Momenti i dytë, shkatërrimi i ekonomisë, bizneset që po mbyllen. 17 mijë shqiptare humbën punën. I thotë mendja do të ndërrojë Kushtetutën. Kush e ka këtë luks të bëjë gjëra të tilla. Pa dashur ti hymë, që ana tjetër e monedhës është frika e humbjes së zgjedhjeve. Ka parë sondazhet. E vetmja gjë është që të bëjë këto. Realiteti është kundër Ramës, ekonomia, rendi gjithçka, faktori ndërkombëtar është kundër tij.

Po ndryshove kushtetutën duhet të ndryshosh edhe kodin, pra ra marrëveshja. Po e bën se ka frikë nga humbja e zgjedhjeve. E drejta e koalicionit është standard demokracie”, deklaroi ai.

Gjata shprehet i bindur se Rama nuk del forcë e parë dhe e tremb fitorja e opozitës, që sipas demokratit do të jetë e llahtarshme.

“Këta e bënë marrëveshjen, tani pse po e prish? Sepse e di që do humbë. Ai nuk del forcë e parë. Por të mos lejojë asnjë të dalë forcë e parë. Sepse fitorja e opozitës së bashkuar është e llahtarshme. Ai këtë po e bën se është i humbur. Me këtë që po bën Edi Rama po merr në humnerë të gjithë PS. Ai është i humbur, çështja kryesore është ta shtyjë sa ta shtyjë”, shtoi Gjata.

Po ashtu, demokrati u pyet se përse PD nuk është dakord me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa u shpreh: “Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo Xhafo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi. Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit. Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese”.

Pjesë nga intervista në studio:

Endri Xhafo: Në 2017 Ps ka marrë 700 e ca mijë vota, PD 400 e ca mijë, LSI 160 mijë. Po ti bashkosh këto vota dalin më pak se të Edi Ramës. Thënë kështu ju duhet të rikuperoni diku te 300 mijë vota

Çlirim Gjata: Për këto thirr sekretarin e KQZ dhe ti bën llogaritë. Këtu jemi pas 4 vitesh. Zgjedhjet e 2017 nuk ishin zgjedhje, me   çunat problematikë. Ti bën llogari sikur zgjedhjet kanë qenë në Gjermani. Ato nuk tregojnë realitetin. Çfarë ka ndodhur këto kohë dhe vetë fakti që po bën këtë gjë Edi Rama…

Endri Xhafo: Përse PD kundërshton heqjen e koalicioneve dhe pse kërkon që koalicionet të jenë. Pse thoni që Rama ka frikë dhe po i heq, sepse heqja e koalicioneve nxjerr Ramën forcë të parë. Përse e doni mbajtjen e koalicioneve?

Çlrim Gjata: Nuk është çështja duam apo nuk duam ne. Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo Xhafo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi. Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit. Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese. Dhe kjo ti nënshtrohet referendumit popullor. Por jo të ngrihet Edi Rama. Asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje, është firmosur dhe pastaj të hidhet tutje dhe të ndryshojmë kushtetutën. Po e ndryshon kushtetutën me disa deputetë që nuk përfaqësojnë asgjë.

Endri Xhafo: Kjo marrëveshje e 5 qershorit, nuk i ka votat për t’u miratuar në Parlament?

Çlirim Gjata: Ai në Këshillin Politik erdhi që të merret konsensusin e opozitës reale, por votat i kishte. Kodin penal si e ndryshoi ai.

Endri Xhafo: Deputetët që nuk përfaqësojnë asgjë ju u kërkoni që të miratojnë marrëveshjen që keni arritur?

Çlirim Gjata: Këta deputetë me këto lista hynë. Ti erdhe u ule në Këshillin Politik. Në janar tha nuk pres opozitën ndaç të vijë, unë i kam votat. Si doli tani që nuk i paska. Sepse faktori ndërkombëtar e uli.

Endri Xhafo: KQZ me formulën e re do të funksionojë më mirë?

Çlirim Gjata: Kemi një formulë të re, kemi një komisoner dhe zv .komisioner. ka dy institucione po të KQZ nga 5 anëtarë njëri është rregullatori dhe tjetri është KASI që do merret me ankimet. Mbetet për tu testuar. Kjo reformë për këtë u bë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!