“Pse nuk pyesni Eriksen? Nuk flas dot, s’e tradhtoj kurrë besimin e tij”

schedule12:17 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 12:17 - 15 Dhjetor, 2019

Christian Eriksen pritet të largohet në merkaton e janarit nga Tottenham. Danezit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe klubi nga Londra Veriore nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero në verë, ndërsa Real Madrid, Juventus dhe Inter po garojnë për shërbimet e tij.

Rreth situatës së mesfushorit ka folur edhe Jose Mourinho. Trajneri vlerëson raportin e krijuar me lojtarin, por tregohet besnik në deklaratën e dhënë në konferencën për shtyp dhe ia kalon topin Eriksenit.

E vetmja gjë që di është se në fund të sezonit i përfundon kontrata. Kam biseduar me Eriksen, por mbeten biseda private dhe nuk kam ndërmend t’i bëj publike. Ai është treguar i ndershëm me mua, ashtu si edhe unë me të.

Kemi një raport shumë të bukur, e kemi krijuar që prej ditës së parë. Ky është shkaku se pse nuk tradhtoj besimin që është krijuar mes nesh. Është detyra e Eriksen për të sqaruar se çfarë do të bëjë në ardhmen, nuk është e imja“, përfundon trajneri portugez i Tottenham. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!