Një çështje që i ka preokupuar disa herë shkencëtarët!
Siç shkruan New Yorker në temën “pse vera na bën dembel” moti i mirë bën punë të keqe! Kur moti është i keq, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të përqendroheni në punën tuaj, por kur moti është i përsosur për shëtitje, produktiviteti bie. Edhe nëse amerikanët kanë një problem, imagjinoni sa e vështirë është për ne që kemi detin në këmbë.
Vapa e vështirëson edhe mendjen! Truri juaj ngadalësohet kur moti është i nxehtë pasi nxehtësia zvogëlon aftësinë për të menduar. Lagështia nga ana tjetër i bën njerëzit të ndihen më të përgjumur dhe të lodhur dhe nuk mund të punojnë lehtësisht së bashku.
Shqetësim është edhe pushimi i kolegëve. Nëse mungon gjysma e zyrës, si mund të përqendrohet? Herë ngaqë mbeten punët, herë për shkak të psikologjisë, situata përkeqësohet!
Një faktor frenues në produktivitet është edhe …. ajri! Një studim i Universitetit Cornell tregoi se kur temperaturat ishin të ulëta në zyrë, punonjësit bënin 44% më shumë gabime në shkrim!/abcnews.al