Pse nuk mund të flini në një vend të ri? Çfarë ndodh me trupin

schedule22:12 - 6 Maj, 2021

schedule 22:12 - 6 Maj, 2021

Nëse keni kaluar ndonjëherë të paktën një natë në një dhomë hoteli, tek një mik apo diku tjetër larg shtëpisë, ndoshta e dini se sa e vështirë është të bëni një gjumë të mirë gjatë kohës që nuk jeni në dhomën tuaj të gjumit. Shkencëtarët zhvilluan një eksperiment dhe rezulton se ky fenomen i çuditshëm ka një shpjegim shkencor.

Ky fenomen njihet si efekti i natës së parë (FNE). Rezulton se kur flini në një vend të ri dhe të panjohur, truri juaj e njeh atë si një mjedis potencialisht të rrezikshëm dhe nuk ju lejon të bini plotësisht në gjumë. Pra, kemi vështirësi në gjumë sepse vetëm një hemisferë e trurit pushon kur flemë në një vend të ri.

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini në një vend të ri

Disa shkencëtarë rekrutuan 35 vullnetarë, për të kaluar 2 netë në një laborator me një javë hapësirë midis netëve dhe hulumtuan aktivitetin e tyre të trurit. Ata gjetën një asimetri në thellësinë e gjumit midis pjesëve të majtë dhe të djathtë të trurit. Hemisfera e majtë nuk ishte në një gjendje gjumi aq të thellë sa ajo e djathtë.

Ishte më e prekshme dhe e ndjeshme ndaj tingujve të çuditshëm. Një javë më vonë, gjatë natës së dytë në laborator, thellësia e gjumit midis hemisferave ishte shumë më simetrike. Edhe pse FNE, si fenomen, është mjaft interesant, mund të sjellë shumë telashe për ata që e përjetojnë vazhdimisht.

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini në një vend të ri

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë çështje si mbipesha, presioni i lartë i gjakut ose diabeti. Studiuesit thonë se truri ynë mund të trajnohet për t’i rezistuar FNE-së kur e përjetojmë shpesh. Ndërsa FNE është e lidhur me gjumin në një vend të panjohur, duhet ta bëni vendin të ngjajë me dhomën tuaj të gjumit si për shembull të merrni diçka të njohur. /abcnews.al

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini në një vend të ri