“Pse nuk m’i dhatë më herët, idiotë”, ish-lojtari i Partizanit zbulon rrengun

schedule13:58 - 22 Prill, 2020

schedule 13:58 - 22 Prill, 2020

Qemail Elshani erdhi me bujë te Partizani para disa kohësh, por mesfushori me tipare sulmuesi iku menjëherë, pa mundur të japë kontribut për të kuqtë. Ai ka shkëlqyer me skuadrën e Feronikelit, ku edhe ka dalë kampion, ndërkohë që i është bashkuar futbollistëve të tjerë që gjatë kësaj periudhë në izolim kanë treguar ngjarje të çuditshme nga karriera e tyre.

Për “GazetaBlic Sport” ai ka treguar një episod me trajnerin Gani Sejdiu, ndërkohë që Elshani ka qenë së bashku me Lulzim Doshlakun. “Në sezonin 2014/15, duke udhëtuar me stafin e skuadrës së Feronikelit me autobus, unë dhe Lulzim Doshlaku ishim ulur afër trajnerit Gani Sejdiu.

Për të kaluar kohën rrugës, kishim marrë hurme dhe banane për të ngrënë. E pyetëm disa herë trajnerin se a dëshiron pak hurme dhe përgjigja e tij ishte gjithmonë jo. Kjo për shkak se ai gjithmonë kujdesej për ushqimin e tij.

Ne filluam të bëjmë sikur janë tepër të shijshme, ndërsa atij veç i shtohej edhe më shumë dëshira për ta ngrënë një. Pak pa mbaruar kutia, e mori një dhe na bërtiti: “Pse more idiotë nuk m’i dhuruat më herët, sa të shijshme qenkan”, tregon Elshani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!