Pse nuk i rezistoi humbjes Cristiano Ronaldo? Shiritin e kapitenit e hodhi dhe në një ndeshje tjetër

schedule20:24 - 28 Shtator, 2022

schedule 20:24 - 28 Shtator, 2022

Pasi Portugalia pranoi një gol të vonuar nga Alvaro Morata dhe humbi 0-1 nga Spanja, Cristiano Ronaldo nuk mundi të rezistonte.

Sulmuesi i Manchester United, i cili luajti të gjitha 90 minutat, u tërbua pas fishkëllimës së fundit dhe hodhi shiritin e kapitenit në fushë.

Në rast se harroni, në mars të vitit të kaluar, Cristiano hodhi shiritin e kapitenit në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2022 me Serbinë (2: 2) pas vendimit të gjyqtarëve për të mos llogaritur golin e tij, shkruan abcnews.al.

Humbja kundër Spanjës e shtyu Portugalinë në vendin e dytë në grupin e Ligës së Kombeve dhe tani janë spanjollët ata që do të luajnë në play-off. /G.D abcnews.al/