Pse nuk ekziston asnjë foto e Mbretëreshës Elizabeth kur ishte shtatzënë?

schedule20:28 - 19 Shtator, 2022

schedule 20:28 - 19 Shtator, 2022

Ndërsa sot janë mbajtur nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth II, shumë artikuj janë shkruar për monarken që mbretëroi për 70 vite. Megjithëse, shumë fotografi nga jeta e saj kanë qarkulluar në rrjet – nga fëmijëria deri më tani – a keni menduar  pse nuk ka asnjë foto kur ajo ka qenë shtatzënë?

Gjatë të tre shtatzënive të saj,Kate Middleton u fotografua gjerësisht, ashtu si kunata e saj Meghan Markle kur priste fëmijën e saj të parë. Një brez më parë, fotot e princeshës Diana, Princeshës Anne dhe Sarah Ferguson, Dukeshës së Jorkut, shpërndaheshin nëpër faqet e para të gazetave.

mbretëresha Elizabeth shtatzënë

Ndërsa fotot e shtatzënisë mbretërore mund të jenë normë për brezat e fundit, për Elizabeth nuk ka qenë kështu. Pavarësisht se solli në jetë katër fëmijë midis 1948 dhe 1964 – Mbretin Charles III, Princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward – Mbretëresha nuk është fotografuar kurrë shtatzënë.

Të katër shtatzënitë e saj u mbajtën të mbrojtura nga publiku, thjesht për shkak të tabuve të kohës. Në fakt, Pallati Buckingham as nuk njoftoi asnjëherë zyrtarisht se Elizabeth ishte në pritje të ëmbël, përkundrazi njoftonte publikun se do të ndalonte për një periudhë të shkurtër detyrën e saj mbretërore.

Meghan Markle shtatzënë kate Middleton shtatzënë

Sipas The New York Times, në vitin 1948 pallati lëshoi ​​​​një njoftim ku thuhej: “Lartësia e saj mbretërore Princesha Elizabeth nuk do të ndërmarrë asnjë angazhim publik pas fundit të qershorit”. Princesha e atëhershme lindi Charles, Mbretin e ardhshëm, pesë muaj më vonë.

Mbretëresha nuk i paraqiti as fëmijët e saj në shkallët e spitalit pas lindjes së tyre, një akt që tashmë është bërë traditë për prindërit mbretërorë.

mbretëresha e re Elizabeth, princi Philip, mbreti Charles, princesha Anne, princi Andrew

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!