Pse nuk duhet t’i ruani frutat dhe perimet në qese plastike

schedule15:16 - 12 Shkurt, 2022

schedule 15:16 - 12 Shkurt, 2022

Ju ka ndodhur që të blini fruta dhe perime të freskëta dhe pavarësisht se i mbani në frigorifer, prishen pas disa ditësh? Kjo ndodh pasi nuk i ruani ato siç duhet. Shumë fruta, për shembull, prodhojnë etilen, i cili vepron si një hormon pjekjeje dhe përshpejton përkeqësimin e tyre.

Perimet me gjethe jeshile nga ana tjetër duhet të “marrin frymë” në mënyrë që të mos prishen. Një qese plastike pa hyrje ajri është mënyra më e keqe për të ruajtur perimet tuaja. Një këshillë tjetër është të mos i pastroni ushqimet derisa t’i përdorni.

Cila është mënyra e duhur për t’i ruajtur?

Lëreni hudhrën në temperaturën e dhomës në një enë të hapur për të lejuar rrjedhën e ajrit. Mos e qëroni para përdorimit. Mund ta mbani hudhrën me qepën, por qepët i mbani larg patateve dhe jashtë frigoriferit: lagështia dhe temperaturat e ulëta i zbusin ato.

Mbani patatet në një vend të freskët dhe të errët, por jashtë frigoriferit. I ftohti e kthen niseshten në sheqer, i cili ndikon si në shijen ashtu edhe në strukturën. Vendosini patatet në një qese letre, por mbajini larg qepëve dhe frutave si mollët, të cilat çlirojnë etilen dhe nxisin mbirjen e tyre.

Shihni mënyrat më të mira për t’i ruajtur frutat dhe perimet në këtë video.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!