Pse nuk duhet të vendosni kurrë thika në pjatalarëse

schedule21:52 - 8 Mars, 2021

schedule 21:52 - 8 Mars, 2021

Pjatalarësja është një nga pajisjet elektrike që na e bën më të lehtë jetën e përditshme. Sidomos, në rastet kur keni mysafirë dhe enët e palara janë të shumta, ajo është më shumë se shpëtim.

Sidoqoftë, kjo nuk përfshin të gjitha enët e kuzhinës për larje. Ka disa që madje mund të shkatërrohen. Dhe një prej tyre është thika!

Arsyeja pse nuk duhet t’i vendosni kurrë në pjatalarëse? Temperaturat e larta të kombinuara me lagështinë mund të dëmtojnë dorezën dhe tehun e thikës, veçanërisht nëse është bërë prej çeliku karboni, pasi ndryshket më lehtë.

Thikat ndikohen gjithashtu nga tundja gjatë larjes, ku lëshohet uji që mund të lëvizin një thikë që nuk është e lidhur mirë, dhe si rezultat mund të godasë një enë tjetër.

Përveç kësaj, detergjenti me kalimin e kohës zbardh thikat dhe brisqet bëhen më pak të mprehta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!