Sipas filozofisë së Feng Shui-t, të gjitha objektet në shtëpinë tuaj, nga më të mëdhenjtë te dekorimi dhe gjërat e vogla, kanë fushën e tyre të energjisë që mund të jetë pozitive ose negative. Domethënë, është shumë e rëndësishme se ku i mbani sendet në shtëpinë tuaj pasi sjellin energji negative.
Sipas kësaj filozofie, korridori është vendimtar pasi konsiderohet si një “derë” energjike, ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme se çfarë sendesh mbani në korridor dhe si i vendosni ato. Shumë familje mbajnë pasqyrë në korridor, e cila mund të ketë pasoja të këqija.
Një gabim i madh është sidomos nëse e varni në atë mënyrë që të shihet dera e përparme. Sipas interpretimeve të feng shui-t në këtë mënyrë mund të ndodhë që:
1 – Energjia pozitive largohet nga shtëpia juaj, e cila mund të pasohet me grindje dhe atmosfera bëhet më e tensionuar.
2 – Tërheqin njerëz toksikë dhe negativë.
3 – E gjeni veten pa para, domethënë një pasqyrë në korridor mund të ndikojë negativisht në financat tuaja. /abcnews.al