Pse nuk duhet ta mbani telefonin pranë shtratit?

schedule22:54 - 5 Prill, 2022

schedule 22:54 - 5 Prill, 2022

Frekuencat radio të përdorura nga telefonat celularë ka të ngjarë të ndryshojnë prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ritmin 24-orësh të trupit. Në këtë përfundim arritën shkencëtarët suedezë dhe amerikanë, të cilët studiuan efektin e celularëve në gjumë.

Ata studiuan 70 persona të moshës 18-45 vjeç të cilët u ndanë në dy grupe. Në njërin grup ata ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik të barabartë me celularin e tyre para se të shkonin në shtrat, ndërsa në grupin tjetër ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit virtual.

Asnjë grup nuk e dinte nëse ishin të ekspozuar ndaj rrezatimit normal apo virtual. Studiuesit regjistruan simptomat e të gjithë pjesëmarrësve gjatë gjumit. Ata zbuluan se ekspozimi për 3 orë në 884 MHz shkaktoi simptoma të dukshme dhe ndryshime në elektroencefalogram gjatë gjumit.

Studiuesit pranuan se informacioni ishte i pakët për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, por shtuan se studimet më të mëdha kishin zbuluar se përdorimi i celularit nuk kishte një efekt afatshkurtër në tru.

Megjithatë, mbetet për t’u parë pse vullnetarët që nuk e dinin se po ekspozoheshin ndaj rrezatimit, kishin probleme si pagjumësi, dhimbje koke, konfuzion siç u zbulua në elektroencefalogram. Derisa të ketë studime më të gjera, studiuesit këshillojnë të mos e përdorni celularin para se të flini dhe ta mbani larg komodinës.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!