Pse njerëzit në Japoni flenë në dysheme?

schedule13:56 - 30 Gusht, 2021

schedule 13:56 - 30 Gusht, 2021

Në kulturën perëndimore gjumi në një shtrat është e zakonshme, në Japoni mund të mos gjeni një shtrat në dhomën e gjumit. Ka shumë arsye pse japonezët preferojnë ta bëjnë gjumin në dysheme dhe kjo nuk është vetëm një traditë apo për të kursyer hapësirë por në fakt, rezulton se ka disa përfitime mbresëlënëse shëndetësore, sipas Bright Side.

Mund të lehtësojë dhimbjet e shpinës.

Pse njerëzit në Japoni flenë në dysheme dhe 5 arsye për ta provuar

Të flesh në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë është mirë për kurrizin dhe mund t’ju çlirojë nga dhimbja. Gjumi në një shtrat të butë të bën të ndihesh komod, por dysheku fillon dhe ulet me kalimin e kohës duke bërë që shtylla kurrizore të lakohet dhe për pasojë të përjetoni dhimbje shpine.

Mund të përmirësojë qëndrimin tuaj.

Pse njerëzit në Japoni flenë në dysheme dhe 5 arsye për ta provuar

Nëse flini në pozicionin e duhur dhe kurrizi juaj merr mbështetjen e duhur, do të jetë shumë më e lehtë të mbani shpinën drejt gjatë ditës.

Mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut.

Pse njerëzit në Japoni flenë në dysheme dhe 5 arsye për ta provuar

Kur flini në dysheme, rritet qarkullimi i gjakut sepse pesha shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe ka më pak presion në pjesë të ndryshme të trupit. Fjetja në një pozicion natyror gjithashtu do të parandalojë mpirjen dhe ndjesi shpimi gjilpërash të shkaktuara nga qarkullimi i dobët.

Mund t’ju ​​ndihmojë të ngriheni në kohë.

Pse njerëzit në Japoni flenë në dysheme dhe 5 arsye për ta provuar

Shumë njerëz e kanë të vështirë të zgjohen kur bie alarmi. Kur flini në dysheme, ju keni marrë cilësinë e duhur të gjumit dhe nuk ndiheni sikur dëshironi të qëndroni shtrirë gjatë gjithë ditës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!