“Pse nga gjaku në sy nuk gjen paqe”, snajperisti i penduar rrëfehet në “360 gradë”: Kush vret, vritet pa gëzuar jetën

schedule21:57 - 22 Shkurt, 2024

schedule 21:57 - 22 Shkurt, 2024

Një vrasës me pagesë ka vendosur të flasë në emisionin “360 gradë” në ABC News, pasi është penduar për vrasjen që ka bërë.

Ai është shprehur se ndjehet i frikësuar dhe shtoi se kush vret, vritet pa gëzuar jetën.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje që askush të mos futet në këtë “valle”.

“Kam frikë. Nuk flet dot. Nuk jam njeri unë. Mos u fusni në këtë vallë, s’e nuk e keni të gjatë. Nga gjaku sytë, si të hapura, si të mbyllura. Kush vret, vritet pa gëzuar jetën. Vetëm mos më shit vëlla, se dorëzohem vetë në shtet. Duhet të gjejmë një njeri të besuar. Kam dy llafe për cunat si puna ime. Kur e ke viktimën në shënjestër, mos kujto se je vetëm. Ke pushkë dhe dylbi mbrapa koke. I kam shpëtuar dy herë, por herën e tretë nuk e di. Mos iu fut kësaj valleje vëlla, se vetëm gjak, kaq di të them. Shteti është i vështirë, duhet të gjej një njeri të besuar”, deklaroi i penduari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!