Pse ndonjëherë duhet të flemë pa jastëk?

schedule22:58 - 13 Qershor, 2022

schedule 22:58 - 13 Qershor, 2022

Fjetja me jastëk mund të mos jetë mënyra më e mirë për t’u çlodhur, sepse mund të ndikojë në trupin dhe disponimin tuaj. Shumë ekspertë theksojnë se merrni një sërë përfitimesh nëse flini pa jastëk.

Redukton dhimbjen e shpinës

Shumë jastëkë mund të çojnë në një pozicion të panatyrshëm gjumi dhe mbështetja që ata ofrojnë nuk zgjat shumë. Edhe pse vetë jastëku nuk do të dëmtojë shpinën, ai mund ta përkeqësojë dhimbjen. Kur flini pa jastëk, shtylla kurrizore mund të pushojë dhe trupi është në një pozicion natyral.

Ndihmon me dhimbjet e qafës

Shumica e jastëkëve nuk mund t’ju ndihmojnë të flini në pozicionin e duhur dhe madje mund ta përkeqësojnë atë. Përkulja e zgjatur e qafës në çfarëdo mënyre do t’ju shkaktojë shqetësim, dhe jastëkët shumë të fortë ose shumë të butë mund të çojnë në dhimbje në qafë.

Ndihmon me dhimbjet e kokës

Nëse zgjoheni me dhimbje koke, fajin mund ta ketë jastëku juaj. Jastëkët që janë shumë të lartë shkaktojnë tension në muskujt e qafës, ndaj nuk duhet të habiteni nga dhimbjet e shpeshta të kokës në mëngjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!