Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Pse ndodhi vrasja në Gjakovë?/ Vetëdorëzohet autori, mik me viktimën

schedule17:17 - 17 Mars, 2026

schedule 17:17 - 17 Mars, 2026

Është vetëdorëzuar në Polici Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e 38 vjeçarit Rasim Binakaj në Gjakovë dhe plagosjen e Edi Mehmetit, 29 vjeç.

Autori është paraqitur në orët e mbrëmjes të së hënës në Policinë e Gjakovës.

Nga Policia thanë se ngjarja ndodhi pas një konflikti, ndërsa vrasja u krye me armë zjarri.



Policia ka zbardhur disa detaje nga vendi i ngjarjes duke deklaruar se aty janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit por edhe një armë e ftohtë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Shtetit ka hapur një dosje me akuzën për veprën penale vrasje e rëndë.

Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Vëllezerit Frashëri” në Gjakovë rreth orës 05.30 minuta, mëngjesin e të hënës.

Sipas mediave vendase personat e përfshirë në këtë rast e kanë frekuentuar shpesh kafenenë ku ka ndodhur vrasja, pasi autori dhe viktima njihen prej vitesh me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ishin miq, ndërsa konflikti nisi nga një mosmarrëveshje.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë dëgjuar konflikt me zë të lartë mes dy personave duke përfunduar me shkrepje plumbash.

Mësohet se një nga personat që ndodhej në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar të plagosurin dhe për ta transportuar atë në spital, përpara se të mbërrite policia.

Viteve të fundit janë regjistruar një sërë rastesh të dhunës me armë zjarri në Kosovë, që kanë çuar edhe në vrasje. Mijëra armë zjarri pa leje llogaritet të jenë në duart e qytetarëve të Kosovës.
Ekspertët argumentojnëse është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!