E falshme ose jo, tradhtia krijon një hendek të thellë mes çdo çifti, dhe është një nga arsyet më madhore përse ndodh shumica e divorceve në ditët e sotme. Një studim i botuar në Journal of Sex Research ka zbuluar disa arsye që e shtyjnë një person drejt tradhëtisë.
Në studim morën pjesë 545 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin meshkuj, të cilët treguan përmes një formulari anonim arsyet që i shtyjnë ata drejt tradhtisë. Ajo çfarë u konstatua nga studimi, ishte se shumica prej pjesëmarrësve theksuan se shkak kryesor i tradhëtisë është mungesa e kënaqësisë në lidhjen ekzistuese.
Studimi arriti në përfundimin se ndjenjat për një person tjetër nuk janë arsye kryesore e tradhtisë, por mund të ndodhë që me kalimin e kohës të ushqesh ndjenja për personin me të cilin ti tradhton partnerin aktual.
Sidoqoftë, studiuesit arritën në përfundimin se tradhtia shpesh bie në kundërshtim me qëndrimin e atyre që tradhtojnë: “Unë tradhtoj, por e di se është gabim të tradhtosh” dhe shpesh kjo mospërputhje krijon ankth dhe stres. /abcnews.al

