Pse ndërtesat historike po digjen në Europë?

schedule14:10 - 21 Prill, 2024

schedule 14:10 - 21 Prill, 2024

Katedralja Notre -Dame, Shkolla e Artit në Glasgoë dhe, tani, ndërtesa historike e Bursës së Kopenhagës: lista e monumenteve arkitekturore europiane që janë shkatërruar nga flakët gjatë rinovimeve është rritur në mënyrë alarmante.

Ndërtesa e bursës në kryeqytetin danez u shkatërrua përpara rinovimit të 400-vjetorit të saj. Autoritetet lokale nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu mëngjesin e së martës dhe shkatërroi gjysmën e ndërtesës.

Departamenti i zjarrfikësve të Kopenhagës tha se flakët filluan në një zonë ku punëtorët po punonin. Në mbarë botën, një ndërtesë historike dëmtohet nga zjarri çdo ditë, sipas konsulentit arkitekturor Ingall Maxëell.

“Ndërtesat historike janë veçanërisht të ndjeshme ndaj zjarrit. Çatitë e tyre janë zakonisht prej druri dhe papafingot janë bosh, duke lejuar që zjarri të përhapet shumë shpejt përmes çatisë”, tha Maxëell, i cili drejtoi një komitet europian për mbrojtjen nga zjarri të monumenteve historike në vitet 1990 dhe 2000.

Shumë po e krahasojnë zjarrin në Kopenhagë me atë të Notre-Dame në Paris në 2019. Zyrtarët komunalë të kryeqytetit danez do të udhëtojnë në Paris për të mësuar rreth metodave më të fundit të restaurimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave të tilla të vjetra.

Shkaku i saktë i zjarrit në Notre Dame mbetet i paqartë. Dy teoritë mbizotëruese përfshijnë ose një qark të shkurtër elektrik ose një cigare që nuk është fikur siç duhet. Problemet me sistemin e alarmit të vendit dhe gabimet njerëzore çuan në një vonesë prej 30 minutash përpara se të lajmërohej zjarrfikësja, me zjarrin që tashmë ishte përhapur në të gjithë çatinë.

“Një zjarr nuk kërkon shumë kohë për të arritur temperaturën 1000 gradë Celsius. Duhen vetëm disa minuta”, tha Maxëell. Mas Damsø, drejtor i Pallatit Christiansborg të Kopenhagës.

Ekspertët thonë se incidente të tilla zbulojnë mangësi të mëdha në sistemet ekzistuese të zbulimit dhe parandalimit të zjarrit. Në vitin 1992, një zjarr shpërtheu në Kështjellën Ëindsor për shkak të një goditje rrufeje.

“Nuk kishte sistem sigurie nga zjarri. Zjarri në kështjellë u përhap shpejt”,tha Leëis.

Dhoma e Tregtisë e Kopenhagës, e cila zotëron ndërtesën historike të bursës, tha të mërkurën se rindërtimi do të bëhet “pa marrë parasysh çfarë”, me koston e vlerësuar në 150 milionë euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!