Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse NATO duhet të përforcojë normat e veta perëndimore

schedule09:50 - 5 Korrik, 2021

schedule 09:50 - 5 Korrik, 2021

Nga Bradley A.Thayer& Lianchao Han, National Interest

Samiti i NATO-s në Bruksel muajin e kaluar dhe apeli e tij për një Koncept të ri Strategjik që duhet të miratohet në vitin 2022, për të adresuar kërcënimin e paraqitur nga Kina, ngre dashurpadashur pyetjen se përse aleancës iu desh kaq shumë kohë që të njihte një kërcënim që po rritet nga viti në vit.

Ngritja e Kinës ka qenë prej dekadash një temë qendrore e politikës ndërkombëtare. Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron në samit se “NATO është një organizatë e Atlantikun e Veriut, dhe se Kina nuk ka shumë lidhje më këtë rajon” është vazhdimësi e një miopie strategjike, që e ka ndihmuar në fakt ngritjen e Kinës.

Udhëheqësi i Unionit Kristiandemokrat dhe kancelari i pritshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve të shtatorit, Armin Laschet, ka paralajmëruar në lidhje me rrezikun që sipas tij paraqet një Luftë e re e Ftohtë me Kinën,një qasje gjithashtu dritëshkurtër.

Rritja e Kinës e bën atë një fuqi globale,e cila është në gjendje të projektojë fuqinë e saj në Atlantikun e Veriut. Pekini e ka përdorur ndikimin e tij ekonomik dhe diplomatik që nga periferia e Evropës, duke përfshirë Grenlandën, Islandën dhe Greqinë, deri në ‘zemrën ekonomike’ e saj në Francë, Gjermani dhe Britani.

Shumë studime tregojnë se Kina ka depërtuar thellë në Evropë, dhe se ajo po i përdor elitat

e saj evropiane për të çuar përpara axhendën e Pekinit. Një fuqia më e madhe imponuese e Kinës, përfshirë një prani ushtarake, do të pasojë me siguri ndikimin e saj ekonomik dhe diplomatik.

Macron mund të ketë realisht frikë nga humbja e përqendrimit të NATO-s ndaj kërcënimit rus,apo nga kostot e njohjes së kërcënimit të Kinës. Por Rusia dhe Kina janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi një Kinë më e fortë mund ta inkurajojë Rusinë të sfidojë interesat e Perëndimit.

Një Kinë më e dobët, nuk do t’i ofronte Moskës atë lloj sigurie. Pavarësisht ngurrimit të  Macron, NATO duhet të ketë një rol të rëndësishëm edhe në përplasjen Kinë-SHBA. Dhe kjo sepse Kina përbën një kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe pozicionin e saj në botë.

Është pozita e SHBA-së në botë, ajo që e bën NATO një aleancë të besueshme dhe të fuqishme në pengimin e agresionin rus, dhe që siguron mbështetjen e vlerave perëndimore.

Rritja e Kinës, është ndryshe nga çdo sfidë me të cilën është përballur deri më sot aleanca. Dhe kjo kryesisht sepse ka ekzistuar një lloj pabarazie në kuptimin e kërcënimit të paraqitur nga Pekini. Për shumicën e anëtarëve të aleancës, ngritja e Kinës u perceptua si një zhvillim ekonomik pozitiv dhe fitimprurës, dhe jo si një kërcënim për sigurinë e tyre.

Konceptimet divergjente mbi kërcënimin që paraqet Kina, tregojnë se disa udhëheqës evropianë nuk arrijnë që ta kuptojnë se qëllimi strategjik i Kinës është të dobësojë Shtetet e Bashkuara duke e përçarë BE-në. Kjo qasje “përça dhe sundo”,është vetëm në avantazhin e Kinës, dhe i jep mundësi Pekinit të synojë hegjemoninë e vet botërore pa ndonjë pengesë të madhe.

Ndërsa Macron dhe Laschet mund të mos dëshirojnë që ta njohin këtë fakt, ngritja e Kinës përfshin gjithashtu edhe refuzimin e qartë të normave dhe vlerave themelore të Perëndimit, që mbështeten nga anëtarët e NATO-s.

Ndërsa ka pasur shkelje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të normave perëndimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe civile, që kur është ngjitur në pushtet Partia Komuniste

e  Kinës në vitin 1949, sot ajo që ka rëndësi është gjenocidi i Kinës kundër kazakëve, kirgizëve dhe ujgurëve myslimanëve, zhvendosja e popullit tibetian, dhe mungesa e një kulture të fortë të anti-racizmit brenda Kinës.

Për sa kohë që krerët e NATO-s, nuk e njohin “hendekun në raport me të drejtat e njeriut” dhe “hendekun e racizmit” midis Perëndimit dhe Kinës, kjo situatë krijon një hapësirë që Kina ta përçajë aleancën perëndimore. Në këtë periudhë të konkurrencës së fortë me Shtetet e Bashkuara, Kina po synon që ta dobësojë këtë të fundit duke e izoluar atë nga sa më shumë prej aleatëve të saj.

Për ta parandaluar këtë gjë, udhëheqja e vendeve anëtare të NATO-s, duhet ta pranojë se fuqia e SHBA-së është themeli i rendit perëndimor, dhe se kërcënimi i Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara,përbën një kërcënim për NATO-n.

Për më tepër, forcimi i përbërësit normativ brenda NATO, e ndihmon aleancën dhe shërben si një lidhje e përbashkët që bashkon anëtarët e saj. Aspekti normativ i aleancës së NATO-s, ka pasur një efekt të fuqishëm mbi anëtarët e saj gjatë Luftës së Ftohtë, si për shembull për Greqinë, Portugalinë dhe Turqinë.

NATO duhet të rikujtojë të kaluarën e saj dhe të çojë përpara përbërësin e saj normativ, edhe një herë të pranojë se Kina po i shkel normat themelore Perëndimore, dhe për këtë arsye është një anëtare problematike e bashkësisë ndërkombëtare.

Udhëheqja e të gjitha shteteve të NATO-s, duhet ta kuptojë se aleanca nuk është thjesht një përgjigje ndaj një kërcënimi. Ajo është një forcë e madhe politike, ushtarake dhe normative jo vetëm në zonën transatlantike por në të gjithë botën.

Fuqia e saj normative në çuarjen përpara të të drejtave të njeriut është domethënëse, dhe mund t’i sigurojë aleancës promovimin dhe normat e saj të përbashkëta, të cilat shërbejnë për të hedhur dritë mbi dallimet e sajtë mëdha me qeveritë e Kinës dhe Rusisë.

Shtetet e NATO-s, duhet që ta njohin kërcënimin e fshehur që paraqet Kina ndaj Evropës, dhe parimet e përbashkëta politike, të cilat shërbejnë si themeli i sistemit të saj politik. Vendet në Perëndim, i respektojnë të drejtat e njeriut, dhe i kanë transformuar rrënjësisht shoqëritë e tyre në një drejtim pozitiv,duke zhvilluar kultura të forta anti-raciste.

Të injorosh kërcënimin e paraqitur nga Kina, do të thotë të ndalësh forcimin e regjimit të të drejtave të njeriut dhe përparimin e tyre në zhvillimin e kulturave anti-raciste, dhe t’i hapësh dyert përmbysjes së tyre në politikën globale. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Shënim: BradleyA.Thayer, është bashkëautor i librit ”Si e sheh Kina botën”.Lianchao Han, është nënkryetar i  Nismës për Fuqizimin e Qytetarëve në Kinë. Pas Masakrës në Sheshin Tiananmen në vitin 1989, dr.Han ishte një nga themeluesit e Federatës së Pavarur të Studentëve dhe Studiuesve Kinezë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!