Pse na skuqet fytyra në dimër? Kjo është arsyeja

schedule22:00 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 22:00 - 17 Dhjetor, 2021

Faqet e kuqe bëhen në rrethana të ndryshme. Dukuria më e zakonshme është pasojë e drejpërdrejtë e ndjenjës së ankthit ose turpit, e cila nxitet nga sistemi nervor, kur enët e kuqe të gjakut zgjerohen dhe rrisin rrjedhjen e gjakut, e cila bëhet e dukshme në lëkurë. Megjithatë, nuk janë vetëm faktorët psikologjikë që mund ta shkaktojnë këtë.

Disa njerëz mund të kenë skuqje pasi kanë ngrënë ose pirë diçka të ngrohtë ose edhe pasi kanë konsumuar alkool. Faqet e kuqe mund të shfaqen edhe si pasojë e drejtpërdrejtë e kushteve të motit. Pavarësisht nëse jeni në një klimë të nxehtë apo të ftohtë, temperatura mund të ndikojë në pjesë të ndryshme të trupit tuaj veçanërisht në dimër.

Erërat e ftohta dhe temperaturat e ftohta janë fajtorët kryesorë të faqeve të kuqe. Reagimi më i zakonshëm i lëkurës është ndaj erës së ftohtë sepse i ftohti që vjen direkt në fytyrë mund të largojë vajrat natyralë. Në fakt, është një lloj “dermatiti irritues” i shkaktuar nga era që nxjerr ujin nga shtresa e sipërme e epidermës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!