Shumica prej nesh kanë një qëndrim të qetë kur bëhet fjalë për shëndetin e vetes tonë. Sigurisht, shumë, përfshirë edhe mua, nuk ndalen në një filxhan. Mjafton të shtojmë një lugë kakao. E dini pse?
Fillimisht, nëse i përkisni kategorisë që nuk duron dot shijen e hidhur natyrale të kafesë së thjeshtë, kështu do ta ëmbëlsoni pak, duke i dhënë pak aromë çokollate.
Le të kalojmë tani tek përfitimet shëndetësore
Pluhuri i kakaos në kafe mund të përshpejtojë funksionet tona metabolike dhe të na ndihmojë të humbim peshë më shpejt, nëse bëjmë një dietë për këtë qëllim.
Kakao përmban polifenole, antioksidantë natyralë që ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe trajtimin e inflamacionit kronik , sipas revistës Phytotherapy Research. Së fundmi, polifenolet që gjenden në kakao, na ndihmojnë në luftën kundër plakjes, ndërkohë që nxisin funksionimin e mirë të zemrës.
Pra, nëse ideja për të “futur kakao në kafe” nuk ju dukej mjaft tërheqëse më vete, tani keni arsye të tjera për ta bërë zakon.
Në pak minuta
Mund të shtojmë kakao në kafe të nxehtë ose të ftohtë. Pasi kafeja jonë të jetë gati (përpara se të shtojmë copa akulli nëse e bëjmë të ftohtë) shtojmë kakaon dhe e trazojmë që të shkrihet mirë./abcnews.al