Batuta në “Pressing”. Einxhel Shkira, moderatore e emisionit, jo vetëm që i ka shtuar bukurinë “Pressing”-ut, por dhe numrin e batutave dhe ngacmimeve ndaj të ftuarve. Mbrëmë, ishte i ftuar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili nuk i ka shpëtuar një pyetje provokuese nga Shkira.
Shkira: “Në fakt, ju folët edhe më përpara për këtë gjë që është evidente. Më parë, ishin 2-3 figura femërore që përfaqësonin Federatën Shqiptare. Duket sikur së fundmi… nuk ka. Jonën (Dervishi) dua ta përshëndes, na ndjek gjithmonë. Është një figurë e dashur për mua, e këndshme. Pse mungojnë femrat në FSHF, nuk dua të flas konkretisht për Jonën. Presidenti premtoi që kur të lirojë vendin një femër, do të shkojë një femër tjetër, me shumë gjasa do të isha unë (qesh). Deri sa të vijë ajo kohë, pse mungojnë femrat në Federatë?”
Shulku: “Femra ka në Federatë, por nuk janë të dukshme. Jona (Dervishi), ka pasur një pozicion të dukshëm, që dilte thuajse çdo javë në konferenca shtypi me ekipet kombëtare. Ne kemi femra në Federata, numri i tyre është rritur vitet e fundit. Këto janë fakte reale. Në zgjedhjet e ardhshme, është e detyrueshme që një femër duhet të jetë anëtare e Komitetit Ekzekutiv, në bazë të votave që do të marrë”.
Çarçani: “Sa shanse ka që Einxhel që të bëhej delegate e UEFA-s ose FIFA-s. Ekziston mundësia? A mund ta prishi garën (qesh)?”
Shkira: “Do të më votojë njeri mua (qesh)?”
Çarçani: “Nëse bëhet delegate në Shqipëri, sa rrezikon të mos bëhet ndeshja?”
Shulku: “Jo se do të rrezikojë ndalimi i ndeshjes, por do t’i shtohet edhe më shumë bukuria dhe ndeshja do të luhej me shumë kënaqësi”.
Çarçani: “Më me shumë kënaqësi? Epo atëherë, nuk do e kenë mendjen te trajneri”.
Shkira: “Mbetet për t’u menduar dhe për t’u shqyrtuar kjo gjë (qesh)”./abcnews.al