“Pse më quajnë “çetnik shqiptar”, rrëfimi i Abazoviç për sulmet politike në Mal të Zi

schedule15:34 - 23 Shkurt, 2022

schedule 15:34 - 23 Shkurt, 2022

Dritan Abazoviç është një prej politikanëve shqiptar të Malit të Zi i cili me partinë e tij “URA” ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimet politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit atje. Kjo pasi që Abazoviç me votat që kishte marrë, ishte determinues për themelimin e Qeverisë së re.

Emri i Abazoviç përfolet edhe tani, pasi ka rrëzuar kryeministrin Zdarvko Krivokapic, të cilin e kishte bërë shef të qeverisë së Malit të Zi në fundin e vitit 2020. Pas një lëvizje të tillë politike, kritikat dhe sulmet ndaj Abazoviç s’kanë pasur të ndalur.

Megjithatë politikani shqiptar i cili pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi, thotë se sulmet e kritikat i merr shumë lehtë.

“I marr shumë lehtë sulmet. Ne jemi një vend ku shumë shpesh elitat politike përpiqen të fitojnë pikë politike përmes dramave”, ka thënë Abazoviç në një intervistë për televizionin publik kroat.

Ai thotë se do të ishte i shqetësuar nëse ndaj tij s’do të kishte sulme të tilla.

“Jam krenar për të gjitha sulmet ndaj meje. Do të isha shumë i shqetësuar nëse nuk do të kishte sulme të tilla”, ka thënë tutje Abazoviq, transmeton Express.

Abazoviq në këtë intervistë ka folur edhe për atë se pse e kanë quajtur “çetnik shqiptar”, pas koalicionit që ka bërë me partinë e Zdarvko Krivokapicit, politikan ky i afërt me Beogradin.

Politikani shqiptar thotë se e kanë quajtur ashtu, meqë në historinë e funksionimit politik të Malit të Zi ishte ndërtuar rrëfimi se shqiptarët s’mund të bashkëpunojnë kurrë me serbët.

Derisa Abazoviq thotë se tashmë pas rrëzimit të Qeverisë, edhe Krivokapic me partinë e tij po përpiqen që ta cilësojnë si një tradhti aktin e prishjes së qeverisë.

“Unë nuk besoj në këtë. Dhe e kam treguar se në praktikë nuk funksionin. Pastaj, ata pushuan së përdoruri një politikë të tillë. Dhe tashmë pala tjetër, e cila është përpjekur të sillet njëjtë sikurse DPS-ja [Partia e Milo Gjukanoviqit], po përpiqet të tregojnë disi tradhti, por në një formë tjetër. Të njëjtën retorikë, vetëm pala tjetër përdor atë që e para përdorte më parë. Dhe pse e përdorën? Vetëm për të ruajtur privilegjet e tyre.”, ka thënë Abazoviç.

Abazoviq tutje ka thënë se e konsideron veten si luftëtarin më të madh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Mal të Zi, prandaj edhe shumë politikanë nuk e kanë ndihmuar shumë në periudhën paraprake.

Politikani shqiptar ka folur edhe për përmendjen e vëllait të tij, se kinse ka marrë një Klinike në Beograd nga Aleksander Vuçiqi.

Abazoviq thotë se një çështje të tillë duhet ç’mitizuar dhe se i vjen keq që duhet ta përfshijë edhe vëllain e tij në një lojë të tillë politike.

Derisa shton se ai është një ekspert i gjenetikës dhe një mjek shumë i zoti, derisa tregon se si mjek operon edhe në shumë shtete të tjera të botës.

”Aq mirë sa i dha një klinikë. Ata janë tre mjekë që po hapin një klinikë të jashtëzakonshme, të paparë në këtë zonë. Ata gjithashtu punojnë në Kroaci, Maltë, Spanjë, operojnë në Stamboll dhe stërviten në Japoni. Ata janë njerëz që dinë “se si duhet”.Por për votuesin mesatar të cilit i drejtohen struktura të caktuara politike në Mal të Zi, ajo botë është krejtësisht e paqartë”, ka shtuar Abazoviç./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!