Epidemiologu Taulant Muka, në një intervistë te Abc-ja e Mëngjesit këtë të hënë është shprehur se maskat prej cope janë më të rrezikshme se ato kirurgjikale.
Sipas tij maskat prej cope mund të transmetojnë më shumë spërkla në ajër dhe kjo bën që shkalla e infeksionit të jetë më e lartë se normalisht.
“Sipas një studimi më të fundit ku janë testuar disa lloje maskash kirurgjikale dhe maskat prej cope me një apo dy shtresa pambuku. Ajo që është vënë re është për spërkla shumë të vogla që mund të qëndrojnë në ajër dhe mund të përhapin infeksionin.
Një gjë e tillë është krahasuar me personat që nuk mbajnë maskë dhe ato që mbajnë maskë kirurgjikale nuk transmetojnë shumë nga këto spërkla ndërsa personat që mbajnë maskë cope vihet re një rritje e spërklave që hidhen në ajër por ajo që vihet re janë fibrat e maskës por nuk dihet mënyra se si ne i thithim. Është e rëndësishme që të shikohet evidenca dhe një gjë e tillë nuk mund të bëhet me detyrim. Faktet shkencore janë se fëmijët e transmetojnë virusin por jo aq shumë sa të rriturit”, është shprehur ai./abcnews.al