Pse lotët e Meghan Markle në funeralin e Mbretëreshës u bënë kryefjala e mediave botërore

schedule10:36 - 20 Shtator, 2022

schedule 10:36 - 20 Shtator, 2022

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, mori pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth me anëtarët e familjes mbretërore, ndërsa ajo u fotografua duke fshirë lotët.

Meghan është takuar disa herë me Mbretëreshën Elizabeth dhe ajo dhe Princi Harry e quajtën vajzën e tyre më të vogël Lillibet në nderim të mbretëreshës, e cila u takua me të voglën për herë të parë dhe të vetme në qershor, kur ata ishin në Londër për të festuar Jubileun Platinum të Monarkut.

Me të mbërritur në Westminster Abbey, Meghan u pa duke i dhënë një buzëqeshje ngushëlluese mbesës së saj Princeshës Charlotte, ndërsa princesha mbërriti në ceremoni me vëllain e saj më të madh Princin George dhe nënën e saj, Princeshën e Uellsit dhe Camilla.

Meghan Markle mbërriti me Sophie Wessex dhe më vonë u ul pranë burrit të saj, i cili kishte ecur në procesion me arkivolin e Mbretëreshës nga Westminster Hall në Abbey. Gjatë shërbimit, Harry ishte dukshëm i prekur, me Meghan në krah të tij.

Dukesha zgjodhi një fustan elegant dhe kapele të zezë me vello elegante, duke e kompletuar look-un e saj me një palë vathë delikate me perla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!