Pse kushton 6 milionë dollarë kjo makinë?

schedule14:18 - 17 Maj, 2021

schedule 14:18 - 17 Maj, 2021

Në botën e makinave të koleksionistëve, modelet super të rralla dhe të pazakonta kapin shifrat më të mëdha, pavarësisht kilometrazhit të tyre. Ky është rasti i makinës Plymouth Hemi Cuda Convertible të vitit 1971, që pritet të dalë në ankand për 6 milionë dollarë.

Ajo që e bëri “Cuda-n” kaq të dëshirueshme është motori i saj 7.0 litërsh 426 Hemi, i bashkuar me një kambio manual me katër shpejtësi. Kjo makinë muskulore amerikane është shumë e rrallë për faktin se ekzistojnë vetëm 12 modele të konvertueshme dhe është në mesin e prototipeve për destinacione jo amerikane.

Në total, shtatë nga këta të konvertueshëm qëndruan në SHBA ndërsa pesë të tjerët u shitën jashtë shtetit. Për më tepër, është vetëm nga tre kabrioletët me katër shpejtësi. Sidoqoftë, duke pasur parasysh se sa i “çmendur” ka qenë tregu i makinave të përdorura kohët e fundit, një ofertë shumë e lartë nuk do të ishte për t’u habitur.

/abcnews.al