Një bluzë Grateful Dead nga produktet origjinale të grupit muzikor u shit për një çmim rekord.
Bluza e vitit 1967, e shitur si pjesë e Sotheby’s “From the Vault: Property from the Grateful Dead and Friends”, u shit për 17,640 dollarë , duke vendosur një rekord të ri botëror.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2011, kur një këmishë e Led Zepplin u shit për 10,000 $ në eBay.
Bluza e Grateful Dead u projektua nga Allan “Gut” Terk, një artist grafik i cili ishte një figurë e shquar në lëvizjen kundërkulturore të Kalifornisë në vitet 1960.
Bo Bushnell, e bleu bluzën “për të mbajtur gjallë kujtimin e #GutTerk dhe për të mbajtur historinë e tij së bashku nën një çati”./abcnews.al