Pse nën siglën e PDIU? Kandidatja për bashkinë e Tiranës: PD na përjashtoi

schedule17:56 - 28 Prill, 2023

schedule 17:56 - 28 Prill, 2023

Kandidatja e PDIU-së për bashkinë e Tiranës Lajla Përnaska, në një intervistë për ABC News tha se duhet të fitojë pasi ajo ofron një model të ri qeverisës për kryeqytetin. E pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj se përse vendosi të kandidojë nën siglën e PDIU-së, ajo tha se e gjeti veten të përjashtuar nga PD-ja.

“PD na përjashtoi, u bë gjithmonë e më shumë një parti përjashtuese, dhe vetë u krijua sjellja e PD, sidomos pas 2013, me humbjet seriale u bë një parti gjithmonë e më e mbyllur, përjashtuese dhe ne në radhë na përjashtuan nga vetë prania jonë brenda këtij institucioni dhe unë në këtë garë që në fillim po ndiqja situatën dhe prita që të kishte një vullnet nga krahu opozitar për të dalë me një kandidat dhe gjeta mënyrën time me kandidimin si e pavarur, ka një mekanizëm të komplikuar dhe gjeta dakordësinë e lidershipit të PDIU dhe e mbështetën kërkesën time për të vazhduar këtë garë.”, tha Përnaska.

Përnaska shtoi se gara mes partive politike është e pabarabartë. Sipas saj, të gjitha partitë politike duhet të kenë akses njësoj në fondet publike. Ndërkaq, e pyetur për programin e saj, ajo tha se fokusi i saj do të jetë tek Tirana rurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!