Kenozoik- është epoka e historisë së Tokës që kur një asteroid goditi planetin 66 milion vite më parë duke i dhënë fund mbretërimit të dinozaurëve. Disa gjitarë, ia dolën të mbijetonin nga kjo katastrofë e papritur.
Sot ekzistojnë rreth 11,000 lloje zogjsh dhe 7000 lloje zvarranikësh. Dhe ekziston edhe një grup tjetër vertebrorësh që mbijetuan pasi asteroidi goditi Tokën, por që fatkeqësisht janë lënë pas dore nga zoologët. Këta janë gjarpërinjtë, dhe sot ekzistojnë rreth 4000 lloje të këtyre vertebrorëve, raporton abcnews.al
Suksesi i mbijetesës së gjarpërinjve është intrigues. Ata janë në fakt një grup zvarranikësh që nuk kanë këmbë. Por suksesi i zvarranikëve nuk është befasues. Në një studim të sapo publikuar në plos Biology, Michael Grundler nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos dhe Daniel Rabosky i Universitetit të Miçiganit hodhi dritë mbi faktin se pse këta zvarranikë nuk kanë këmbë.
Ata argumentojnë se suksesi unik i gjarpërinjve është pasojë e një diversifikimi të madh të mënyrën se si ushqehen, i mundësuar nga grupet e tjera të kafshëve që mbijetuan pas zhdukjes së dinozaurëve. Për të mbështetur teorinë e tyre, ata mblodhën informacione rreth mënyrës se si ushqehen 882 lloje të gjarpërinjve dhe studiuan pemën familjarë të tyre.
Fosilet më të vjetra të gjarpërinjve janë zbuluar rreth 170 milion vite më parë. Këta gjarpërinj ishin grabitqarë të jo vertebrorëve, kryesisht insekteve. Kështu, mënyra e të ushqyerit të tyre përputhej me ato të shumicës së grupeve të tjera të hardhucave pa gjymtyrë që jetojnë në ditët e sotme. Pak më shumë se 100 milion vite më parë, sipas analizës së Dr Grundler dhe Dr Rabosky disa gjarpërinj filluan të hanë hardhucat e tjera.
Ky ndryshim në mënyrën se si ata ushqeheshin ishte si pasojë evolucionit të asaj kohe, që u quajt evolucioni vrasës i gjarpërinjve. Kjo ka të bëjë me shkëputjen e pjesës së poshtme të nofullës së sipërme, gjë që u jep atyre aftësinë e famshme për të gëlltitur prenë e plotë.
Më pas, rreth 75 milionë vite më parë, disa gjarpërinj filluan të ushqeheshin me vertebrorë të tjerë të vegjël, si bretkosat. Por ky ishte vetëm fillimi, pasi diversifikimi i ushqimit filloi me të vërtetë në një epokë të quajtur Eocene, 56 milion vite më parë, saktësisht 10 milion vite pas zhdukjes së dinozaurëve.
Gjarpërinjtë, të cilët ishin pre e kësaj diversiteti, zhvilluan truke të tilla gjuetie si helmimi për të cilat ata janë të famshëm.
Kjo është arsyeja se pse sot kaq shumë gjarpërinj në botë.
/abcnews.al