Paulo Dybala dhe Juventusi nuk po bien dakord për rinovimin e kontratës, pasi oferta e bërë nuk është ajo që argjentinasi priste.
Dybala ka kërkuar prej kohësh 10 milionë euro në sezon dhe palët tetorin e kaluar ranë dakord për 8 milionë euro, plus 2 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Oferta e re, përveçse kontrata nga 5 u propozua për 3 vite, ishte me 6 milion euro ne sezon dhe 4 milionë bonuse.
Kjo ka bërë që palët të mos bien dakord për rinovimin, ndërkohë që në rrjetet sociale vëllai i Dybala, Gustavo, ka shkruar: “E pabeshueshme”. / abcnews.al