Pse Joao Cancelo nuk është ende lojtar i Barçës?

schedule18:37 - 30 Gusht, 2023

schedule 18:37 - 30 Gusht, 2023

Për momentin, Barcelona nuk mund të nënshkruajë me lojtarë të rinj apo të regjistrojë Inigo Martinez dhe Inaki Pena në La Liga.

Barça pretendon se ende nuk i ka marrë fondet nga një kompani gjermane, një nga “levat” e shumta të klubit që ata kanë nxitur për të qenë në gjendje të bëjnë nënshkrime. Kompania këmbëngul se kjo është vetëm sepse Katalanasit kanë kërkuar të ndryshojë marrëveshjen në minutën e fundit.

Për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme, Joan Laporta dhe arkëtari i Barçës, Ferran Olive, po përgatiten të nënshkruajnë një garanci bankare, duke vënë në rrezik pasurinë e tyre personale. Barcelona do të merrte 20 milionë euro menjëherë.

Gjithashtu, largimet e ardhshme të Clement Lenglet, Ansu Fati dhe ndoshta Abde do ta ndihmonin këtë çështje.

Joao Cancelo është në pritje të “dritës jeshile” të Barcelonës. Gjithçka është dakorduar mes Barçës dhe Manchester City. Mbrojtësi portugez madje ishte gati të fluturonte për në Spanjë në fillim të kësaj jave derisa klubi i tha atij se ata nuk mund ta përballojnë nënshkrimin e tij ende.

29-vjeçari do t’i bashkohej Barcelonës në formë huazimi deri në fund të sezonit me një opsion blerjeje. /G.D abcnews.al/